Ndërtime brenda zonave të mbrojtura/ Dalin 10 projektvendimet e para, KUSHTET për ‘investitorët’
Foto ilustruese
TIRANË- Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur me hapat e radhës për të nxitur investimet në këto pika “kyçe” të vendit. Në faqen zyrtare të Ministrisë janë nxjerrë projektvendime për 9 “peisazhe” të vendit, tek të cilat përcaktohen aktivitetet që lejohen dhe ndalohen që të zhvillohen brenda këtyre territoreve. Në listën e nxjerrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit janë nxjerrë shpalljet për disa zona të ndryshme të vendit. Në secilin prej dokumenteve të nxjerrë për konsultim publik në faqen zyrtare, përcaktohet se qëllimi është ruajtja dhe mbrojtja e vlerave të zonave, por edhe natyrës dhe biodiversiteti.
“Plani i menaxhimit i peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, brenda dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe miratohen nga ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur,”-shkruhet në secilin dokument të publikuar.
LISTA E PLOTË DHE AKTIVITETET E LEJUARA:
1.“Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor Bishtkamëz”
Veprimtaritë e lejuara në Peizazhin e Mbrojtur Ujor/Tokësor “Bishtkamëz”, janë veprimtaritë e parashikuara në pikën 5, të nenit 20, të ligjit nr. 81/2017 si dhe veprimtaritë e mëposhtme:
a) veprimtari kërkimore-shkencore;b) veprimtari me qëllim edukimin mjedisor;c) veprimtari me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike; ç) çdo veprimtari që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, rigjenerimit ose shëndetësimit ose çdo veprimtari tjetër në funksion të këtij qëllimi;d) veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin;dh) veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;e) ndërtimin e strukturave miqësore me biodiversitetin që lidhen me veprimtari ekonomike, shoqërore, qëllim vrojtimi në natyrë, kamping, njësi shërbimi, për qëllime shëndetësore;ë) instalime të energjisë së ripërtëritshme;f) ndërtimi i infrastrukturave të transportit miqësore me biodiversitetin, si: shtigje bicikletash, shtigje për ecje.g) ndërhyrje të lejuara urbane, rekreacioni apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;gj) veprimtari bujqësore-blegtorale, pylltari, kullotje.h) ngritje e qendrave për mbarështim të peshkut, pasi të jetë pajisur me lejet e nevojshme;i) eko-turizëm si: hiking, shëtitje me varkë, zhytje për eksplorim të botës nënujore;j) peshkim tradicional dhe sportiv;k) veprimari kulturore;l) veprimtari të cilat inkurajojnë komunitetin lokal në mirëmbajtjen e zonës;ll) veprimtari të tilla si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, në rastet kur subjekti pajiset me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit;m) veprimtari ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/ pajisjes me leje mjedisi;n) çdo veprimtari tjetër në përputhje me Planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur.
2. SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR GURI I NIKËS – VALAMARË
3. SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR KRASTË – VERJON
4. SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR KUTURMAN – QAFË BUSHI”, KATEGORIA V”
5. SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR UJOR/TOKËSOR LIQENI I POGRADECIT”, KATEGORIA V”
6. PËR SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR UJOR/TOKËSOR PISHË PORO – NARTË”, KATEGORIA V
7. SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR UJOR/TOKËSOR “LUMI BUNA – VELIPOJË”, KATEGORIA V”
8. SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR BREDHI I DRENOVËS – SINICË”, KATEGORIA V”
9. SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR UJOR/TOKËSOR RRUSHKULL”, KATEGORIA V”
10. SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR BREDHI I DRENOVËS – SINICË”, KATEGORIA V”
11. SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR BJESHKA E OROSHIT”, KATEGORIA V”
Aktivitetet e ndaluara janë ato që kanë lidhje me gjuetinë dhe me dëmtimin e ekosistemit, por asgjë më konkrete.
a) ato të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore;b) kultivimi, mbarështimi i specjeve invazive, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjalle të zonës së mbrojtur;c) fragmentimi i habitateve;ç) gjuetia;d) grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor;dh) mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime).
Ndryshimet në ligjin “Për zonat e mbrojtura” u propozuan fillimisht nga një grup deputetësh të maxhorancës. Në variantin e ri, brenda Zonave të Mbrojtura do të lejohet ndërtimi strukturave të mëdha turistike dhe çdo veprimtari apo infrastrukturë tjetër mbështetëse në funksion të tyre. Ndërsa në ligjin e vjetër, këto aktivitete kanë qenë të ndaluara. Lidhur me këtë ligj, organizatat mjedisore dhe deputetët e Partisë Demokartike kanë paralajmëruar se çështjen do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, për të kërkuar shfuqizimin e ligjit./ZËRI
Burimi