Mot i qëndrueshëm dhe me diell, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, si pritet të jenë

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndureshme duke bërë që dhe ditën e diel gjatë paradites të kemi intervale të gjata me diell, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.

Pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjelli në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Mundësia për reshje në territor është zero.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente