
Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 22 gradë Celcius, parashikimi për sot
👁715

FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Moti i ngrohtë do të jetë dominant gjatë kësaj të premteje, pavarësisht vranësirave kalimtare. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 4 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët./ZËRI