“Mos bëj zhurmë!”/ Sherr në azil në Poliçan, kanoset me biçak i moshuari

“Mos bëj zhurmë!”/ Sherr në azil në Poliçan, kanoset me biçak i moshuari

Foto ilustruese

POLIÇAN- Një tjetër incident ka ndodhur në një azil në vend. Një 84-vjeçar që ndodhej në azilin e Qendrës Polivalente Poliçan, ka kanosur një 82-vjeçar që ndodhej aty me një biçak. Fatmirësisht ngjarja e rëndë u evidentua para se të shkaktonte një tragjedi.
Mësohet se konflikti nisi pasi 82 vjeçari dyshohej se po bënte zhurmë gjatë pushimit.
“Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan.
Dyshohet se shtetasi I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qëndër për arsye se 82-vjeçari shkaktonte zhurmë në kohën e pushimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja””, njofton policia.
Ndërsa në fillim të gushtit, një ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë, ku një nga të moshuarit në azil vrau me bastun shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, 82 vjeç. I dyshuari për këtë ngjarje ishte Zyhdi Shehu, i cili vuante nga skleroza. Krimi i rëndë ndodhi në lagjen “Ali Demi”. /ZËRI
Burimi