Mjeku i dha 50 mijë € borxh, por i ra çelësi në makinë. Bizesmeni ‘nuk mjaftohet’, i vjedh në shtëpi 15 mijë €

Mjeku i dha 50 mijë € borxh, por i ra çelësi në makinë. Bizesmeni ‘nuk mjaftohet’, i vjedh në shtëpi 15 mijë €

Olsi Bibollari dhe Eqerem Hasani

TIRANË-Një grabtje raportohet të ketë ndodhur në banesën e shefit të QSUT, Eqerem Hasani, të cilit i janë vjedhur 15 mijë euro. Autori i ngjarjes është Olsi Bibollari, pronar i një restoranti dhe aksioner në një bar kafe në Tiranë, i cili është arrestuar pas denoncimit të mjekut. Por ndryshe nga grabitjet e tjera, në këtë rast autori e ka patur shumë të lehtë të hyjë në shtëpinë e mjekut. Çelësi i banesës në duart e bizesmenit dhe një borxh i dhënë, ngre dyshime rreth ngjarjes. 
Borxhi 50 mijë euro, që mjeku i dha Olsi Bibollarit
Olsi Bibollari dhe shefi i QSUT, kanë pasur lidhje miqësore, ose diçka tjetër i lidhte mes tyre. Para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri. Pasi kanë mbaruar punë me procedurat, në momentin që janë kthyer sërish bashkë me automjetin e Olsi Bibollarit, doktori ka harruar në automjet çelësin e apartamentit.
Sipas raportimeve 38-vjeçari nuk ka humbur kohë dhe sapo është ndarë me doktorin dhe është siguruar që nuk iu drejtua banesës, ka shkuar ne apartamentin e tij te Komuna e Parisit, ka hapur derën me çelës, dhe ka marrë 15 mijë euro. Si duket borxhi i dhënë nga Hasani, nuk i ka mjaftuar Bibollarit. Denoncimin e ka bërë vetë doktori, kur ka vënë re mungesën e parave. Pasi kanë hapur kamerat është arritur të identifikohet se personi që i ka hyrë në shtëpi, është miku të cilët i kishte dhënë 50 mijë euro borxh.
Olsi Bibollari rezulton të jetë pronar i ‘Restorant Ogi’, dhe aksioner tek një bar Kafe, “Vok”, ndërsa tashmë do të hetohet për veprën penale të vjedhjes. Në banesën e tij pas kontrollit të Policisë, u sekuestruan shuma parash të dyshuara nga ato që u vodhën në banesën e kardiologut. Po ashtu u sekuestrua një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë momentit kur ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e doktorit, ngjarje e ndodhur më 25 gusht.

Ende nuk dihet pse kardiologu i dha borxh shumën e majme 38-vjeçarit dhe çfarë i lidh mes tyre. Për detaje të reja rreth ngjarjes pritet dëshmia e Olsi Bibollarit./ZËRI
Burimi