Mjekët bënë pakt me ‘djallin’ / SKANDALI tek Onkologjiku, kërkohet dorëheqja e Koçiut! FLASIN pacientët! DOSJA & SKEMA

Mjekët bënë pakt me ‘djallin’ / SKANDALI tek Onkologjiku, kërkohet dorëheqja e Koçiut! FLASIN pacientët! DOSJA & SKEMA

Mejkët

TIRANË- Një ditë pas skandalit në spitalin e Onkologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pacientët ndihen të shqetësuar dhe tmerruar në lidhje me shërbimin pranë repartit të kimioterapisë. Ky i fundit për pacientët mund të jetë reparti ku jeta dhe vdekja luftojnë për të fituar, por për mjekët e përfshirë në skemën e mashtrimit, ishte një mundësi e mirë për të bërë biznes me “djallin”. Hetimet e Prokurorisë së Tiranës, çuan në pranga, Edmond Gashin, mjek pranë Spitalit Onkologjik, Emiljano Lelan, koordinator pranë Spitalit Onkologjik, Alketa Ymerin (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik, Brikena Qirjazin zëvendësdrejtoreshë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Këta të fundit në bashkëpunim me pronarin e klinikës private “Megis”, që është në administrim të Halil Gashit, Florian Marku, administratori i farmacisë ‘Flori Farma’ dhe Drilona Kishta, zhavsnin pacientët.
Por si funskiononte skema?
ZËRI ka zbardhur dosjen e Prokurorisë së Tiranës, ku sqaron të gjitha rolet që kanë pasur personat e përfshirë në skemën e mashtrimit, ku ata që e pësonin, ishin pacientët. Pacientët që drejtoheshin pranë dyerve të Onkologjiku, u flisnin për radhë të gjata pritjeje, nfdërsa Edmond Gashi, u ofronte zgjidhje, i dërgonte në klinikën private, aty ku ndante fitimin me të tjerët.
Por kjo nuk mbaron me kaq. Medikamentet shiteshin kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara, duke rënduar kështu situatën. Disa prej barnave ishin marrë na departamenti i Onkologjisë. Kur një pacient kërkonte dozën tek Onkologjiku, i jepej një sasi e vogël, pjesa tjetër gjendjej në klinikën “Megis”. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që ishte lënë jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.
Përgjimet telefonike dhe bisedat e mjekëve për pushime jashtë vendit
Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, të siguruar nga ZËRI mjeku, Edmond Gashi fliste me koordinatorin e spitalit të Onkologjisë, Emiljano Lalan, për pushime jashtë vendit, me lekët e pacientëve, që luftonin me jetën. Madje në bisedat e tyre nuk mungonin as ironitë, por mbi të gjitha as pazaret e ulëta. Por nuk mungojnë as bisedat për lojërat e fatit, apo “biznesin” që luhej në zyrat e Onkologjikut. Madje në dijeni dhe pjesëmarrje të shefes së këtij spitali, Silvana Çeliku. Kjo e fundit në një bisedë telefonike me Edmond Gashin flet hapur për para.
Gashi: Erdha moj shefe se ashtu kisha një hall
Çeliku: Ça halli kishe ti, apo eurot e Juxhinit?
Gashi: Jo, se ashtu ishin për një punë.
Pushimet jashtë vendit
Në një pjesë të dosjes, Prokuroria e Tiranës ka zbardhur përgjime ku mjekë dhe punonjës të tjerë të spitalit Onkologjik të Tiranës në QSUT, bëjnë pazare për paratë që do të marrin nga operacionet e të sëmurëve. Të gjithën e bëjnë për të siguruar “pushimet” e radhës, pasi target kanë Maldivet dhe Tajlandën. Një prej mjekëve që del në këto përgjime është Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut.
-Ku i kap pushimet e tjera tani?
-Këtu e një vit të jemi mirë
-Shih Tajlandën tani
-Po pse jo?
-Hë mo se nuk shkon shumë
-1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie
-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?
-Hahaha Llogarita 300 euro operacionin, jo 500
– Po lale po
-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë.
Reagimet:
Menjëhrë pas ngjarjes, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Kjo e fundit tha sa ndihet e neveritur nga ngjarja, ndërsa fajtorë për rastin bëri dhe mjekët e tjerë, të cilët sipas saj nuk reaguan duke rrezikuar dhe vetën. Ndërkohë këtë të mërkurë, pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu tha se ka nisur një hëtim administrativ për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Albana Koçiu: Po risjellë reagimin për spitalin Onkologjik, dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik të një qytetarët. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që kanë kryer proceduar që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit. Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim. Është e patolerueshme që mjeku ta konsiderojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës. Do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e rajon jetën njerëzore si mal shumice në tregun e lirë. Duhet të jenë thelbi i punës së çdo profesionisti. Hetimi do të bëjë të mundur edhe një ridemensionim të sistemit të Onkologjikut.
Ndërkohë kryedemokrati, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë për ngjarjen, ndërsa e cilësoi si një nga më të shëmtuarat në sistemin shëndetësor në vend.
Sali Berisha: Miqtë e mi, sot të përcjellësh me indiferencë këto zhvillime dramatike, të cilat me tërësinë e tyre nuk i pëson asnjë vend tjetër në botë. Unë nuk di një vend tjetër në planet që në 8 vite të ketë humbur në dhera të tjera 35 përqind të popullatës. Unë nuk di një vend tjetër në planet që në 10 vite numri i maturantëve të ketë rënë me 42 përqind. Unë nuk di një vend tjetër në planet që në arsimin e tij të ketë rënë, të jetë rrokullisur në mënyrë vertikale me 62 pikë në 8 vite. Unë nuk di asnjë vend tjetër në planet në të cilin të ardhurat për frymë janë krejt tjera, kurse 18 përqind e fëmijëve të tij nuk sigurojnë dot më shumë se një apo dy vakte në ditë. Dhe 47 përqind e fëmijëve janë në uri të moderuar. Nuk ekziston pra asnjë vend tjetër, pikërisht se këtë gjëmë të regjimit e përjetojnë shqiptarët. Ata rrokullisen më poshtë në dije se të gjitha vendet e tjera në shkolla. Se ata rrokullisen për ushqimin e fëmijëve të tyre 6 vende ndër Ugandën që përjetoi luftën e tmerrshme civile. 5 vende ndër Çadin. 18 vende ndër Serbinë. Çfarë duhet të na ndodhë ne? A nuk janë këto të këqija të mëdha që trokasin derë më derë në këtë vend dhe në këto shtëpi? Çdo ditë, ju dëgjoni skandale. Por gjithçka përcaktohet mbi të gjitha nga vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij. Sot mediat paraqitën raste dramatike në trajtimin e të sëmurëve me sëmundje malinje. Miq, po kjo që japin mediat sot është denoncuar me dhjetëra e qindra herë dhe rrënjët e saj janë tek Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqa, ish-kunata e Edi Ramës. Miq, po sa herë është denoncuar në media se të sëmurët me neuroplasira nuk marrin dot ilaçet se mungojnë? A ka krim më të shëmtuar se sa kobalto-terapia që ka të paktën 40 vite e instaluar në atë spital, të mos funksionojë sot? Sepse vjedh Odeta, sepse vjedh Rama, se këta faqezinj nuk kanë nder e moral, nuk kanë shpirt.
Flasin pacientët
Këtë të mërkurë, pacientët, të cilët merrnin trajtim pranë spitalit të Onkologjisë, folën për mediat, ku u shprehen se përballen me mungesë të medikamenteve, ndërsa shtuan se disa prej tyre, madje më të rëndësishmet mungojnë. Një paciente, tregon dramën e saj, ku sot duhej të merrte dozën e parë, të PHESGO-s, medikamentit që përdoret për kancerin e gjirit, por që i kanë thënë se nuk ka për momentin dhe e kanë orientuar drejt një tjetër medikamenti, Herceptinës që sipas saj, nuk ka të njëtin efekt. Ndërkohë një zotëri rrëfen dramën e tij në dyert e Onkologjikut, ndërsa shton se ilaçet që merren falas nga shteti nuk bëjnë.
Pacienti 1: E kam dëgjuar, është shumë e tmerrshme. Është shumë e rëndë si ngjarje.
Pacienti 2: Unë jam pacienti që do të shkoj tani këtu. Aty futesh si në burg. Me roje. Këtu ka aq shumë të sëmurë sa një doktoreshë bën 60 vizita. Ilaçet si ti marr në spital si në farmaci, ato që jep shteti falas nuk bëjnë falas. Ne i marrim me rimbursim, rimbursimi është që unë të paguaj 80-90 mijë lekë në muaj për dy ilaçe, Elektrozolin dhe Bandomatin. Shteti kaq thotë, 20% do ti paguash ti. Po hyre për të bërë kimio këtu, kur nuk ka nuk ka. Nuk ka një javë, dy javë derisa kanë bërë tenderin tjetër. Zakonisht këto ndodhin në fund të vitit. Shteti e ka llogaritur 500 veta, këtu sëmuren 1000 veta, të vdesin këta njerëz, mos të marrin ilaçe?! Shërbimi farmaceutik spitalor nuk ka kimio në magazinë. Ka thënë nuk ka sot, do vish pas një jave kur të vijë, çfarë do të bësh?
Pacienti 3: Të japin Herceptinën që është vetëm me një përbërës, jo me dy përbërës siç është Phesgo. Do pres tani, kam lëvizur të gjithë gurët e mundshëm. Mungon pra nuk është, pret përgjigje nga farmacia, të vijë ilaçi kryesor që është me dy përbërës dhe nuk po e marr dot. Do marrësh Herceptinë se bën punën ajo. Herceptina, ka vetëm një përbërës dhe e lufton qelizën vetëm nga koka, Phesgo ka dy përbërës dhe e lufton qelizën nga koka dhe nga bishti. Mua po më shkurtohet jeta, përveçse nga kanceri, tani po më shkurtohet nga stresi. Si mund të ndihesh. Zoti të hedh një siklet, të lutem, të lutem. Fajin e kanë ata lart dhe këta nuk kanë se çfarë të bëjnë po nuk erdhi Phezgo.
Qytetarët ngrihen në protestë
Pasditën e kësaj të mërkure qytetarët janë ngritur në protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku kërkuan dorëheqjen e ministres, Albana Koçiu. Të pranishmit rrëfyen dhe eksperiencat e tyre personale. Një zonjë rrëfeu kalvarin e vuajtjeve, të mbesës së saj 25-vjeçare, e cila ishte prekur nga kanceri. Ajo tha se ilaçet mungojnë, nuk rimbursohen, ndërsa akuzoi bluzat e bardha për korrupsion.
Qytetarja: Kam mbesën që kurohet për këto sëmundje. 20 mijë lekë shkon me i bërë sërumin. Thuhet shëndetësia falas, na thonë shkoni në filan farmaci. Mirë unë, po ajo vajzë, që e ka jetën para, 25 vjeçe. A mund të shkojnë të gjithë jashtë shtetit. Nuk mund të shkosh në spital se të sheh xhepin, nuk kemi lekë për autobusë. Ne jemi me drejtësinë nuk na duhet partia. Me taksat e fëmijëve tanë paguhen të gjithë. Kam shumë emocione, kam shumë hall. Vajza ka qenë në punë, me nota ekselente. Shteti nuk interesohet për shëndetin e saj. Nuk mund të hysh tek dera pa i dhënë rojëa 5mijë lekë. A mund ti thuash fëmijës vdis për një sistem sërumi që thonë mere në filan farmaci.
Masat e sigurisë
Gjykata e Tiranës, caktoi masat e sigurisë për të arrestuarit. Togat e zeza lanë në masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, mjekun Edmond Gashi, ndërsa mjekja Alketa Pere, koordinatori Emiljano Lela, zv. drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi, po hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre. Por sipas qytetarëve këto masa sigurie janë tallëse, pasi dëmi i shkaktuar nga 4-tërshja e “ferrit” është i madh. Dhe në protestën e kësaj të mërkure, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile kërkuan masa më të ashpra sigurie. Ndërkohë ngjarja ka sjellë një reagim të ashpër dhe në rrjetet sociale./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente