‘Mister’ objektivi i atentatit në Shkodër? Njëri boksier, tjetri në kërkim, kush janë vëllezërit Kajoshi
SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në lagjen Rus në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të atumjetit tip ‘Range Rover’. Mjeti rezulton në pronësi të Sokol Kajoshit, por objektiv i atentatit ka qenë një prej djemve të tij. Personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me Range Rover dyshohet se ka qenë boksieri i Vllaznisë dhe Kombëtares Arjon Kajoshi. Ai thuhet se po kthehej nga stërvitja në momentin që është i është bërë atentati.
Por djali tjetër i Sokol Kajoshit, mund të ketë qenë po ashtu shënjestër e atentatit. Arlind Kajoshi është në kërkim nga Policia. Arlindi është në mesin e 5 personave të shpallur në kërkim për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, në fillim të muajit qershor. Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje për dhunën ndaj 62-vjeçarit.
/ZËRI
Burimi