Miratohen në Kuvend ndryshimet në pesë ligje, ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit

Miratohen në Kuvend ndryshimet në pesë ligje, ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit

votimi

TIRANË-Është mbyllur seanca plenare e mbajtur ditën e sotme. Ndryshimet në pesë ligje që lidhjen me mjedisin janë miratuar këtë të enjte në Kuvend. Ligjet parashikojnë ashpërsim të gjobave për ndotjen e mjedisit, si dhe këto masa administrative kthehen në titull ekzekutiv.
“Ndryshimet në këto pesë ligje bashkohen në dy ndryshimet thelbësore: ashpërsimi i gjobave me 30% krahasuar me ligjet aktuale dhe ndryshimi i natyrës juridike të sanksioneve kundrejt kundravajtjeve të kryera në dëm të mjedisit. Procesi i ekzekutimit të gjobave aktualisht vështirësohet për shkak të ankimimit administrativ dhe gjyqësor duke zgjatur shumë procesin dhe duke humbur qëllimin për të cilin vendoset gjoba. Prandaj masat administrative kthehen në titull ekzekutiv”, tha Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedist”,  ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. 
Burimi