Miliona qytetarë mbetën pa drita në Ballkan/ Kolaps edhe Mal të Zi, Bosnjë dhe Kroaci…vetëm Serbia “shpëton”

Miliona qytetarë mbetën pa drita në Ballkan/ Kolaps edhe Mal të Zi, Bosnjë dhe Kroaci…vetëm Serbia “shpëton”

Foto ilustruese

TIRANË- Prej gati 30 minutash, i gjithë vendi ishte në terr total. Por probleme nuk ka pasur vetëm në vendin tonë, por edhe në vende të tjera të rajonit. Pas vendit tonë, edhe disa pjesë të Malit të Zi janë gjithashtu pa energji elektrike si në Budva, Bar, Risno dhe në Podgoricë. Në një prononcim për “RTCG”, ministri i Energjisë dhe Minierave në Mal të Zi, Sasha Mujoviç tha se problemi i ndërprerjeve të energjisë elektrike është dështim rajonal. Një nga mediat vendase raporton se në një nga linjat e transmetimit ka pasur edhe zjarr.
Në Kroaci kanë mbetur pa energji elektrike Spliti, Shibenik, Omishi, Makarska, Dubrovnik dhe Zhupa Dubrovaçka, Kastela, Solin, Vodice, Prvić, Zadar, Starigrad Paklenica, por edhe shumë ishuj. Semaforët nuk funksionojnë, ndaj ka pasur edhe shumë aksidente. Mediat vendase raportojnë se për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për atë që ka ndodhur. Në të njëjtën kohë, mediat në Bosnje dhe Hercegovinë raportojnë se pas orës 12, qytetet në mbarë vendin kanë mbetur pa energji elektrike. Nuk ka rrymë në Banja Lukë, Gorazhde, Prnjavor, Kotor Varosh, Sarajevë, Derventa…
Por ky problem, nuk e ka prekur Serbinë.
“Situata në Serbi është stabile. Ky problem në rajon nuk na prek ne. Furnizimi me energji elektrike është stabil dhe pa asnjë problem,”-tha ministria përkatëse.
Në Shqipëri, Operatori i Sistemit të Transmetimit sqaroi se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente