Meta ‘kapet’ edhe me delet: Xhaxhai kishte 85 kokë, por s’i bënin letrat!
Ilir Meta dhe delet
TIRANË- Ilir Meta,Kryetari i Partisë së Lirisë, në një deklaratë për mediat, ka treguar edhe për takimin e tij me një fshatar në zonën e Krujës. Meta kishte ndaluar për ta përshëndetur pasi i kishin pëlqyer delet e tij. Xhaxha Ibrahimi, siç ai i referohet kishte 85 krerë dele nuk merrte asnje ndihmë nga shteti sepse duhet të kishte 100 krerë dele duke shtuar se edhe nëse ke aq askush nuk ti bën letrat për të përfituar ndihmën.
“Takova një xhaxha Ibrahimin në Malësinë e Krujës. Ndalova se më pëlqyen ato delet. E pyeta ‘sa krekë ke?’, kishte nja 85. ‘Sa merr nga shteti?’, e pyeta. ‘Unë nuk marr dot se nuk kap 100, por edhe ta kesh, ata t’i bëjnë letrat dhe nuk marrin dot’, tha”, tregoi ai.
“Ai xhaxhai të jetë i sigurt që do të marrë të paktën 5 mijë euro çdo vit, për çdo litër qumësht, kec të lindur apo të therur, apo shumë aspekte të tjera”, tha Meta, më tej.
Me tone të ashpra Meta ka folur për këtë rast duke theksuar se Ibrahimi duhet të merrte minimalisht 5 mijë euro cdo vit./ ZËRI
Burimi