Meta deputet nga burgu? Celibashi: S’mund të jap vendim në këtë moment

Meta deputet nga burgu? Celibashi: S’mund të jap vendim në këtë moment

Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri i Komisionit të Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar kandidimin e Ilir Metës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj. Gjatë një konference me gazetarët, Celibashi u pyet nëse presidenti i Partisë së Lirisë mund të ishte kandidat për deputet në kushtet në të cilat ndodhet, pasi aktualisht është i paraburgosur tek “313-a”.
Celibashi tha se për momentin nuk mund të japë një vendim për çështjen e Metës, pasi duhet të shqyrtohet por theksoi se Kushtetuta parashikon se deputet bëhet çdo kush që shpallet fitues nga KQZ.
“Nuk mund të jap vendim për një çështje në këtë moment. Kushtetuta parashikon se deputet bëhet çdo kush që shpallet fitues sapo e shpall KQZ,”- tha Celibashi, duke mos dhënë detaje të tjera sesi do të veprohet me rastin “Meta”, i cili edhe pse në paraburgim, nuk është i dënuar dhe nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. 
Nga deklaratat e bëra deri më tani, Meta mendohet se do të vendoset në listën e mbyllur të deputetëve në Fier ose në Tiranë, por lista shumëemërore e kandidatëve për deputetë ende nuk është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë, ai është shprehur i gatshëm që të bëjë fushatë nga qelia ku qëndron prej datës 21 tetor. 
Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Mbi Kryemadhin rëndojnë të njëjtat akuza si të Metës./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente