Meta akuzon njerëz brenda partisë së tij: Po përdoren nga Dumani
Ilir Meta
POGRADEC-Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Pogradeci ka vijuar sulmet ndaj SPAK. Meta duhet t’i druhet hetimit nga ai vetë dhe nga shqiptarët. Kreu i PL foli edhe për tentativën e bllokimit të llogarive bankare të partisë së tij. Përveç një banke të nivelit të dytë akuzoi edhe njerëz që kanë qenë në partinë e tij dhe që janë marrë peng nga Dumani.
“SPAK-u është në hetim nga unë. Do të jetë në hetim nga të gjithë shqiptarët, perfshirë dhe Altin Dumanin. SPAK është një organizate kriminale që me drejtimin e Altin Dumanit, i cili është bërë mbrojtësi më i flaktë i gjithë krimeve dhe korrupsionit të Edi Ramës, duke quajtur siç e kanë dëgjuar të gjithe shqiptarët, si një krim intelektual grabitjen pa maska të qindra milionave euro të inceneratorit të Tiranës. Një situatë shumë e çuditshme që ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë, emrin e të cilës nuk e përmend dhe që natyrisht ka të bëjë me elemente të caktuar brenda Partisë se Lirise ose që kanë qenë në Partinë e Lirisë të cilet janë marrë nën kontroll dhe në bashkepunim nga Altin Dumani për shkak të veprimeve te paligjshme që kanë kryer në të kaluarën edhe që janë perdorur dhe përdoren për të bllokuar dhe paralizuar aktivitetin e Partise se Lirisë. Nuk ka sesi nje shefe zyre t’i drejtohet personit zyrtar te autorizuar nga kryetari i Partisë së Lirisë për të bërë veprime financiare me llogaritë bankare të partisë dhe t’i kerkojë atij që “të paraqitet vetë Presidenti, por pasi të shkojë në gjykatë meqënëse është ndryshuar statuti dhe të marrë vërtetim atje pastaj te shkojë dhe tek noteri e ku ta di unë ç’ka tjetër. Tek gjykata e Dumdumanit do marim vertetime ne? SPAK nuk ka ça bllokon fare, SPAK eshte nje organizate terroriste gjobvenese te gjithe e kane degjuar ku Dumdumani ka thëne qe gjykata vendos ca i themi në prokuroria dhe afermendsh prokuroria bën ca i thote policia dhe afermendsh mbi policine eshte Edi Rama qe ka krijuar këtë regjim policesk ku nuk ka ndarje pushtetesh dhe ku institucioni me i parendesishëm eshte pikerisht ai qe duhet te ishte garant i ligjit i te drejtave te qytetareve që është gjykata” – tha Meta.
Lidhur me tentativat për të manipuluar dhe fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec nga institucionet ligjzbatuese, Meta tha se dhuna dhe mungesa e përgjegjësie ka fytyrën jo njerezore të Edi Ramës./ZËRI
Burimi