Merret peng 44-vjeçari në Durrës, në pranga dy vëllezër (Emrat)

Merret peng 44-vjeçari në Durrës, në pranga dy vëllezër (Emrat)

pamjet e arrestimit

DURRËS- Një 44-vjeçar është marrë peng dhe kërcënuar nga dy vëllezër në qytetin e Durrësit, ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se personat e arrestuar janë Aleksandër dhe Lulash Gecaj, ndërkohë që nuk dihet ende konflikti që kanë pasur me 44-vjeçarin. Ka qenë vetë 44-vjeçari ai që ka bërë kallëzimin në polici, ku ka deklaruar se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar. 
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  A. G., 25 vjeç, dhe  L. G,. 29 vjeç, (vëllezër), banues  në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e policisë./ZËRI 
Burimi