
Merr fund misteri! Fundi tragjik i Gene Hackman; aktori vdiq nga uria, jetoi 1 javë me kufomën e gruas në shtëpi
Betsy Arakawa dhe Gene Hackman
SHBA- Fundi i Betsy Arakawa dhe Gene Hackman ishte tragjik! Aktori i njohur vdiq nga uria dhe jetoi me trupin e vdekur të gruas së tij për 1 javë të plotë. Ai ishte një nga të mëdhenjtë e Hollivudit, duke fituar dy çmime Oscar, duke pasur miq të ngushtë me emrat ikonë të kinematografisë, por fundin e kishte i vetëm.
Policia konfirmoi dje se 95-vjeçari Hackman vdiq pasi e “braktisi” edhe zemra e tij më 18 shkurt, ndërsa pak ditë më parë, gruaja e tij Betsy Arakawa, 65 vjeç, ndërroi jetë në banjon e banesës së tyre. Ajo ndërroi jetë nga “hantavirus”! HPS është një sëmundje e rëndë dhe potencialisht vdekjeprurëse që prek mushkëritë. Simptomat e HPS zakonisht fillojnë të shfaqen 1 deri në 8 javë pas kontaktit me një brejtës të infektuar.
Kështu ajo ndërroi jetë në katin e dytë të banesës, ndërsa aktori, i cili vuante edhe nga alzhaimeri, mund të jetë endur i vetëm në shtëpi pa partneren e tij për ta ushqyer dhe për t’u kujdesur për të. Më e rënda është që mbeti edhe pa ushqim. Autopsia tregoi se stomaku i tij ishte bosh në momentin e vdekjes.
Hackman u gjet i vdekur me bastunin dhe syzet në një dhomë afër kuzhinës – një fakt që sugjeron se ai mund të ketë tentuar që të dalë nga shtëpia, por zemra e lëshoi. Aktiviteti i fundit i regjistruar i stimuluesit kardiak të tij ka qenë më 18 shkurt…
Aktori 95-vjeçar kishte sëmundje të avancuar të zemrës, të rënduar edhe nga sëmundja e Alzheimerit. Ekzaminimi i Hackman nuk zbuloi lëndime, por zbuloi probleme serioze në zemë.
Gene Hackman ndoshta nuk e dinte që gruaja e tij kishte vdekur
Gene Hackman ishte vetëm në shtëpi për disa ditë pas vdekjes së gruas së tij, dhe mjekja ligjore tha se aktori ishte në një fazë të rënduar, aq sa nuk i kryente dot funksionet e tij normale. Madje mund edhe të mos e kishte marrë vesh kurrë që e shoqja kishte ndërruar jetë.
Kështu, me përgjigjien e autopsisë merr fund edhe misteri i vdekjes së një prej yjeve më të shndrritshëm të kinemasë, fundi i të cilit ishte tragjik!/ZËRI
Burimi