Medvedev: Nëse nuk e vrasin, Trump i ka fituar zgjedhjet

Medvedev: Nëse nuk e vrasin, Trump i ka fituar zgjedhjet

Donald Trump dhe Dmitry Medvedev

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump është fituesi i garës në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor. Kështu pretendon ish-Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev. Në rrjetet e tij sociale, Medvedev shkruan se pas atentatit të kryer ndaj tij, Trump e ka të sigurtë fitoren. Por ka një “pengesë”.
“Ai sigurisht ka fituar. Vetëm nëse nuk vritet,”- shkroi Medvedev në llogarinë e tij në rrjetin social X dhe bashkangjiti një foto të Trump, kur u arrestua zyrtarisht në gusht 2023.

Më 13 korrik, Trump i mbijetoi një atentati gjatë tubimit të fushatës së tij në Pensilvani. Nga të shtënat u plagos dhe ish-Presidenti Trump, i cili mori një plagë në veshin e djathtë, si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen ende në spital, ndërsa autori Thomas Mattheë Crooks u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret./ZËRI
Burimi