ME VIDEO: Artan Hoxha publikon pamjet nga hoteli, kë po kërkonin RENEA-t në Vlorë?
Artan Hoxha dhe pamjet e aksionit
TIRANË- Më poshtë janë pamjet e kontrollit të forcave speciale RENEA, të cilat kontrolluan në mesin e muajit gusht një nga hotelet më luksozë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Pamjet e kontrollit i ka nxjerrë gazetari investigativ Artan Hoxha. Ky i fundit, në emisionin “Të paekspozuarit”, ndau pamjet e aksionit të 9 gushtit. Por sipas tij, në hotel nuk kishte asnjë person të shumëkërkuar, ashtu siç edhe u raportua fillimisht nga Policia e Shtetit.
Në pamjet e publikuara duken disa efektivë të maskur, apo të veshur si civilë që futen në restoratin e hotelit, duke shkaktuar panik te turistët, ku kishte fëmijë dhe gra.
“Është një operacion kur është kërkuar ndërhyrja e RENEA-s. Është një operacion që është bërë më 9 gusht nga forcat taktike të RENEA-s në Lungomare në Vlorë dhe fëmijët futen poshtë tavolinës. Gjithçka ndodh për 50 sekonda. Në raste të tilla ndërhyhet kur ka një person me rrezikshmëri të lartë.
Lajmi që u dha në media flet për ndërhyrjen në orën 10 të paradites, nuk u arrestua askush dhe aty ka vetëm turistë, kur këto operacione bëhen në mbrëmje. Kur RENEA i bën vetë këto operacione mundohet të shmangë përballjen me civilët. Nuk ka patur informacion të saktë. Një pjesë e këtyre efektivëve kanë qenë me të shkurtra. Njerëzit në lokal janë gra, fëmijë, familjarë. Këto operacione bëhen kur ke informacione të sakta dhe jo kur ka turistë. Mirë u bë gjithë kjo, po për çfarë e bënë? Nëse 2-3 hoteleve në qendër të Tirënës u futesh kështu, nuk u shkon njeri me. Me aq shumë qytetarë që ndodhen aty për pushime, pasojat nuk dihen. Ky është operacion që nuk pati sukses,”-tha Hoxha.
PAMJE NGA AKSIONI:
Burimi