Më në fund drejtësi për Denis Prekën! E preu në besë shoku i ngushtë, Gjykata i jep familjes dëmshpërblim historik

Më në fund drejtësi për Denis Prekën! E preu në besë shoku i ngushtë, Gjykata i jep familjes dëmshpërblim historik

Denis Preka

SHBA- Një vendim historik është dhënë nga Gjykata e Miçiganit, e cila ka vendosur që të japë shumën prej 75 milionë dollarësh si dëmshpërblim për familjen e të ndjerit Denis Preka. Ky është dëmshpërblimi më i madh i akorduar ndonjëherë në historinë e shtetit të Miçiganit. Rasti është ai që e kam trajtuar për herë të parë disa vite më parë. 

Familja Preka

21-vjeçari shqiptar vdiq pasi mendonte se kishte marrë “Adderall” (një kombinim i amfetaminës dhe dekstroamfetaminës, dy stimulues nervor qendror që përmirësojnë fokusin dhe reduktojnë impulsivitetin duke rritur nivelet e dopaminës dhe norepinefrinës në tru. Ilaçi është i aprovuar nga FDA që në vitin 1196). Por në vend të Adderall-it, i kishin dhënë një stimulues halucinogjen. Kështu që për shkak të reaksionit që droga i shkaktoi në trup, ndërroi jetë një ditë para ditëlindjes së tij të 22-të.

Familja Preka

Sipas dokumenteve të gjykatës, Preka kishte shkuar në shtëpinë e një miku të tij, Paul Wiedmaier në Novi më 19 mars 2019, për të studiuar për një provim që kishin të nesërmen në mëngjes dhe kishte kërkuar që Adderall ta ndihmonte për t’u përqëndruar. Prekës iu dha nga shoku i ngushtë një ilaç që ai besonte se ishte Adderall, por në të vërtetë ishte MDMA, e njohur ndryshe edhe si “Ecstasy”.

“Ecstasy/MDMA vepron si një stimulues dhe halucinogjen, duke prodhuar një efekt energjik, shtrembërime në kohë dhe perceptim dhe kënaqësi të shtuar të përvojave prekëse,”-kështu e shpjegon drogën DEA amerikane.
Preka më vonë filloi të vuante efektet anësore dhe në vend që ta ndihmonin, personat e tjerë që ndodheshin me të filluan ta filmonin dhe të postonin video me të në rrjetin social “Snapchat’.

Familja Preka

Sipas padisë, Preka vdiq gjatë natës, por 911 (Urgjenca amerikane) nuk u thirr deri në orën 9 të mëngjesit. Familja tha se një individ e regjistroi videon në rrjetet sociale dhe ia dha Policisë, duke shërbyer kështu si provë kryesore për zbardhjen e rastit të tij./ZËRI

download 3

download 2

download 1

74745229007 screenshot 982024 183454
Burimi