Mbrojtja nga duhani/ Braçe & Gjonaj propozojnë ndryshimet në ligj: Të ndalohet reklamimi në media

Mbrojtja nga duhani/ Braçe & Gjonaj propozojnë ndryshimet në ligj: Të ndalohet reklamimi në media

Etilda Gjonaj dhe Erion Braçe

TIRANË- Dy deputetët e Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Etilda Gjona kanë propozuar këtë të martë në Komisonin e Shëndetësisë një projektligj për mbrojtjen e shëndetit nga duhani. Sipas Gjonajt, ligji aktual ka disa mangësi sa i përket reklamimit të produkteve të duhanit. Ish-ministrja ka propozuar një sërë masash të reja që përfshijnë produktet për tymosje me duhan apo pa duhan, si dhe duhanin e përtypshëm. Gjonaj thekson ndër të tjera që duhet të jetë e detyrureshme vendosja e tabelave për ndalimin e shitjes së duhanit dhe cigareve elektronike për personat nën 18 vjeç.
Etilda Gjonaj: Kemi filluar me atë që konsiderohet përkufizimet apo rregullimet ligjore që kanë pasur mangësi në ligjin aktual. Elementë që janë për shembull për reklamim, sponsorizimin, produktet bimore për tymosje, janë vendosur si përkufizime në bazën e direktivave të BE. Ne prezantojmë disa masa ndaj cigareve që konsiderohen produkte duhani për tymosje me duhan apo pa duhan, si edhe duhanin e përtypshëm të konsideruar në disa vende si snus. BE e ka ndaluar tërësisht, duke i lënë një rezervë ligjore dy tre shtetet që e kanë traditë përdorimin e snuseve shumë më herët, si Suedi apo vend tjetër nordik. Ndalimi dhe shitja dhe kategoria tjetër i ofrimit falas. Kemi fenomene kur jepet falas një cigare elektronike fëmijët, për fëmijët nën moshën 18 vjeç. Detyrimin që kanë pikat e shitjes për të vendosur tabelën ndalohet shitja jo vetëm e duhanit, por edhe cigareve elektronike për personat nën 18 vjeç. Ndalimi i shitjes së cigareve elektronike në vendet publike, arsimore, shëndetësore, sportive, që janë vende që frekuentohen nga fëmijë nën moshën 18 vjeç. Ndalimi i reklamimit dhe promovimit nëpërmjet medias së shkruar, tradiocionale, radiofonike. Siç ndalohet çdo lloj forme reklamimi përfshirë promocionin indirekt.
Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij kërkoi që të hartohet një plan më i gjërë masash ku të përfshihen një sërë faktorësh dhe jo vetëm inspektorët e Shëndetit Publik, që sipas tij, janë të korruptueshëm. Sipas Braçes, ka ardhur momenti që të rishikohet ligji, ndërsa shtoi se kompanitë e tregtimit duhet të mbajnë përgjegjësi.
Erion Braçe: Duhet përfshirë aktorë të tjerë. Pjesë të një beteje të shoqërisë. Në vendet Skandinave po shkohet në ndalimin e duhanit në shtëpi. Edhe emisionet në Shqipëri janë si ndalohet në shtëpi. Është shoqëria që reagon. Kjo është e para. Po e ndalojnë në dhoma hotelesh. Pirja e duhani shkon në 200 euro gjobë. Distributorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Për të përfshirë aktorë të tjerë përveç inspektoriatit që është i korruptueshëm përfshirja e aktorëve të tjerë, parimi i 2 syve 3 syve, 4 syve, po flas për një plan. Pas kaq vitesh ia kemi dalë që në hapësirat e brendshme të mos pihet duhan. Ama ka një dhomë me mur, me xham, me plasmas ku pihet duhan. Ka ardhur koha të rishihet ligji. Duhet përfshirë më shumë se një inspektor, që kanë lidhje me shëndetin publik, jo vetëm inspektorë. Duhen gjetur aktorë të tjerë që janë interesuar për shëndetin. Kompanitë e tregtimit të duhanit duhen mbajnë përgjegjësi si kompanitë e alkoolit. Përgjegjësinë nuk ka pse ta mbajë dyqanxhiu. Kompanitë duhet të mbajnë përgjegjësi. Nëpër gjyqe jashtë nuk del dyqanxhiu, jo del Philip Morris dhe mban përgjegjësi për dëmin që i shkakton shëndetit. Të përfshijmë aktorë më shumë se një inspektor./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente