![Mblidhet sërish Komisioni i Burgjeve për të vendosur nëse do i jepet leja Belerit për në Strasburg](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/mblidhet-serish-komisioni-i-burgjeve-per-te-vendosur-nese-do-i-jepet-leja-belerit-per-ne-strasburg_6692d8519d07b.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Mblidhet sërish Komisioni i Burgjeve për të vendosur nëse do i jepet leja Belerit për në Strasburg
Fredi Beleri
TIRANË- Është mbledhur këtë të shtunë për herë të dytë Komisioni i Burgjeve për të diskutuar për mundësinë e dhënies së lejes Fredi Belerit për të shkuar në Strasburg për tu betuar si eurodeputet. Në mbledhjen e sotme pritet të përcaktohet vendimi nëse do t’i jepet apo jo leja ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Deri tani, Drejtoria Burgjeve, ende nuk ka dalë me një vendim.
Ky është një rast i paprecedentë kur një i dënuar me formë të prerë do t’i duhet të lërë qelinë nga një burg shqiptar, e të udhëtojë jashtë vendit. Do të jetë komisioni i lejeve në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve ai i cili do të vendosë për modalitetet e sigurisë të udhëtimit. Nëse do të shoqërohet Beleri nga punonjës të policisë së burgjeve shqiptare apo do të jetë policia e Strasburgut ajo e cila do ta presë në aeroport e përsëri do ta çojë në aeroport për kthim në Shqipëri kjo nuk është vendosur ende.
Beleri ka marrë 235 mijë vota duke u renditur i katërti mes 7 deputetëve që kanë dalë nga partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Mitsotakis. Beleri u dënua me 2 vite burg në Shqipëri pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendore të 2023. Çështja ndaj tij ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që mes përplasjeve të brendshme në parti, Mitsotakis vendosi që ta fuste në listën e kandidatëve për eurodeputetë./ZËRI
Burimi