Mbetjet toksike, Balluku: Porti i Durrësit asnjë përgjegjësi, mbyllja e Kurum çështje sociale

Mbetjet toksike, Balluku: Porti i Durrësit asnjë përgjegjësi, mbyllja e Kurum çështje sociale

Belinda Balluku

TIRANË- Numri dy i qeverisë, njëherësh dhe ministrja e energjitikës dhe infrastrukurës Belinda Balluku, ka folur në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike që janë zbuluar në Tajlanda. Sipas Ballukut, mediat në Shqipëri duhet të jenë të kujdesshme kur flasin për institucionet fajtore, dhe sipas saj transporti i mbetjeve nga porti i Durrësit, janë përgjegjësi e kompanive që veprojnë në port. Balluku tha se dhe më herët qeveria ka pasur vërejtje në lidhje me koncensionarin që merret me transportin e mallrave në Durrës.u
Belinda Balluku: I bëj thirrje mediave të tregohen të kujdesshme teksa analizojnë këtë çështje, që përveç delikate, është shumë e komplikuar nga ana juridike dhe proceduriale. Analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë. Duhet të presim vendimet sa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme mjedisore. Çështja ka marrë emrin: Porti i Durrësit. Porti dhe mbetjet janë dy gjëra të ndryshme. Kam parë që përfshihet Autoriteti Portual dhe disa ministri. Transporti i mbetjeve ka nisur që në 1998, ka një protokoll të mirëfilltë, nuk është asgjë e re, ka tranzitim dhe transportim të mbetjeve të rrezikshme që janë të koduar në bazë të kodeve të transportit të këtyre mbetjeve.
Ajo që është më e rëndësishme është se Autoriteti Portual nuk ka lidhje me këtë proces, se janë procesuar nga koncesionarët evropianë që operojnë në Portin e Durrësit. Janë dy entitete konkurrente që ta keni të qartë.
Nuk e kuptoj pse keni një nxitim për të gjetur fajtorin, në këtë rast përjashtohet Porti i Durrësit, pasi aty veprojnë disa koncensionarë. Po e them dhe njëherë që porti i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces, duhet të ketë një analizë të mirëfilltë, sa kohë që kanë nisur hetimet. Të dalin njëherë rezultatet dhe të shohim se çfarë ka ndodhur, në disa raste ka qenë vetë Kurum që ka bërë transportin e mbetjeve të rrezikshme.
Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare bashkë me Olaf, thuhet se u nisën nga impianti ‘Kurum’ pranë metalurgjikut në Elbasan. Mbetjet toksike më pas i ka shitur tek kompania ‘Sokolaj’. Më pas, ‘Sokolaj’ ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024.
Gjatë komunikimit me gazetarët, Balluku foli dhe për zhvillimet e fundit pranë kompanisë Kurum, e cila ka mbyllur fabrikën në Elbasan, dhe ka hedhur në rrugë 500 punonjës, me pretendimin e vështirësive financiare.

Balluku tha se qeveria është duke i ndjekur me kujdes këto zhvillime, të cilat i quajti një çështje sociale, duke marrë parasysh numrin e lartë të punonjësve që janë hedhur në rrugë. Megjithatë zv.kryeministrja nuk u ndal në asnjë moment te bilancet e Kurum, dhe se sa qëndron pretendimi i tyre se gjatë aktivitetit në Shqipëri ata kanë dalë me humbje.
“Ka të bëjë me 500 familje, dhe është shumë e rëndësishme që të ketë një qëndrim për këtë. Ne po e ndjekim me shqetësim situatën, qeveria shqiptare nuk është hera e parë që përballet me Kurum. Ne do të vazhdojmë që të monitorojmë situatën, kjo është një çështje sociale, ku Kurum do të duhet që të japë llogari. Ne e kemi në fokus, dhe do të kemi një njoftim zyrtar. Nëse Kurum shpall pamundësinë financiare, atëherë kontratat do të rishikohen, Kurum ka deklaruar vështirësi në pagesën e faturave të energjisë elektrike, ndërkohë që është vetë prodhuese në 4 hidrocentrale”, u shpreh Balluku. /ZËRI 
Burimi