![Mbërriti në Angli me kamion për të punuar në ‘shtëpi bari’, arrestohet shqiptari (EMRI)](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/mberriti-ne-angli-me-kamion-per-te-punuar-ne-shtepi-bari-arrestohet-shqiptari-emri_66cb3604b3743.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Mbërriti në Angli me kamion për të punuar në ‘shtëpi bari’, arrestohet shqiptari (EMRI)
FOTO ILUSTRUESE
BRITANI E MADHE- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani. Marin Hysa kishte mbërritur në Angli ilegalisht, duke kaluar kufirin në pjesën e pasme të një kamioni. 33-vjeçari u arrestua në një “shtëpi bari”, raportojnë mediat e huaja.
Plantacioni i kanabisit u zbuluan kur policia bastisi një pronë në Haybridge Avenue, në Hadley, operacion që mesa duket është zhvilluar më 18 korrik. Hysa u arrestua dhe brenda shtëpisë policia zbuloi një rrjet që ishte shtrirë për përshtatjen e ambientit në mënyrë që të përdorej më pas për të mbjellë bimët narkotike, siç ishte pajisja me drita speciale dhe pajisje hidroponike.
Shpia kishte dy dhoma në katin e sipërm ku “strehonin” përkatësisht 44 dhe 49 bimë të rritura, ndërsa në një dhomë tjetër u zbulua, 128 fidanë. Para autoriteteve pas arrestimit, Hysa tha vetëm se ndodhej në pronë prej një jave./ZËRI
Burimi