Masakruan Klea Prengën / Ku fshihen motrat Antonela dhe Mariela Berisha? Kaluan pa kontroll në doganën e Morinës

Masakruan Klea Prengën / Ku fshihen motrat Antonela dhe Mariela Berisha? Kaluan pa kontroll në doganën e Morinës

Klea Prenga dhe motrat Berisha

TIRANË- Antonela dhe Mariela Berisha janë sot dy prej vajzave më të kërkuara nga policia shqiptare, pasi ndaj tyre ka një urdhërarrest për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, në drejtim të shtetases Klea Prenga. Pasi masakruan këtë të fundit me gota dhe me shishe qelqi, në një lokal luksoz në zonën e Kodrës së diellit në Tiranë, dy motrat dyshohet se janë larguar nga Shqipëria përmes doganës së Morinës, për në Kosovë, ku dhe i kanë shpëtuar kontrollit të pasaportave.
Prej andej, ato dyshohet se janë larguar më pas drejt Dubait, ku dhe po qëndrojnë në javët e fundit. Edhe mpse zyrtarisht referuar sistemit TIMS ato figurojnë në Shqipëri, kanë dështuar të gjitha kontrollet për gjetjen e tyre, çka sipas hetuesve të bën të mendosh se janë larguar në mënyrë ilegale jashtë vendit.
Babai i Klea Prengës në një reagim të parë për mediat pas ngjarjes së rëndë, tha se të bijës i janë dëmtuar nervat e buzëve dhe nuk arrin që të flasë. Megjithatë ai nuk preferoi që të bënte komente të mëtejshme mbi dhunimin e Kleas, duke thënë se i takonte të bijës që të shprehej në lidhje me ngjarjen, e cila është klasifikuar si plagosje e rëndë.

Masakrimi i të resë, e cila u qëllua në fytyrë me shishe qelqi, dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie. E reja që reklamon jetën e luksit dhe modelingun në rrjetet sociale, ka pasur një raport intim me Mir Pepën, i cili nga ana tjetër ka një fëmijë me Mariela Berishën. Vetë Prenga në reagimin e saj në rrjetet sociale pretendoi se nuk kishte asnjë njohje personale me motrat Berisha, ndërsa rrëzoi aludimet se ajo ishte bërë shkak për shkatërrimin e familjes së tyre. /ZËRI 
Burimi