Masakra në familje! Trupat e amerikanit dhe gruas ende në morg, asnjë familjar nuk është paraqitur

Masakra në familje! Trupat e amerikanit dhe gruas ende në morg, asnjë familjar nuk është paraqitur

Matthew Wertz dhe Saragih Indah Lilis Sartika

TIRANË- Dy sitë nga masakta që tronditi Tiranën, asnjë prej anëtarëve të familjeve të dy viktimave, të shtetasit amerikan Matthew Wertz, që vrau bashkëshorten, Saragih Indah Lilis Sartika e më pas veten, nuk është paraqitur për tërheqjen e trupave në morg. Ministria e Drejtësisë me Institutin e Mjekësisë Ligjore ndodhen ende ne pritje të nxjerrjes së shkaqeve përfundimtare të vdekjes së çiftit të bashkëshortëve.
Grupi hetimor i ngritur për krimin në familje ka marrë në pyetje kolegët dhe drejtuesit e kolegjit ku punonte Matthew Wertz. Në deklarimet e këtyre të fundit mësohet të kenë thënë se profesori amerikan ishte i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë problematikë për katër vite që ka shërbyer në këtë kolegj apo të ketë ndarë me ta ndonjë shqetësim.
Autori i dyshuar Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë. Policia ka sekuestruar provat në banesën me qera që çifti kishte marrë si dhe dorëshkrime të autorit, që u gjetën qoftë në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, qoftë në shkollën ku ai punonte si mësues. Po ashtu janë sekuestruar dhe aparate celularë, si dhe katër laptopë që ishin në përdorim nga viktima./ZËRI
Burimi