‘Manjak, psikopat’/ Arrestohet vrasësi serial në Kenia, masakroi me hanxhar 42 gra e vajza

‘Manjak, psikopat’/ Arrestohet vrasësi serial në Kenia, masakroi me hanxhar 42 gra e vajza

Collins Jumaisi Kalousa

NAIROBI- Policia keniane ka arrestuar një vrasës serial 33-vjeçar, i cili në shënjestër kishte gratë dhe vajzat. Collins Jumaisi Kalousa, “rrëfeu se kishte joshur dhe më pas vrarë dhe asgjësuar 42 trupat e grave. Pasi i vriste, gratë i kishte groposur të gjitha në një landfill. Lidhur me arrestimin e tij, kreu i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, Amin Mohamed tha: Kemi të bëjmë me një vrasës serial, një vrasës serial psikopat që nuk ka respekt për jetën njerëzore.
Një hanxhar, i cili besohet se është përdorur për të vrarë viktimat, u gjet rreth 100 metra nga vendi ku groposen viktimat. Por ka dyshime se Kalousua nuk ka vepruar i vetëm dhe një tjetër person është vendosur në pranga. Kjo pasi atij i është gjetur telefoni i njërës prej viktimave. 
Po ashtu, nga të dhënat e deritanishme, mësohet se viktima e parë e 33-vjeçarit ka qenë gruaja e tij. Ajo ka qenë e para që ai ka mbytur dhe ka copëtuar.
Mosha e viktimave varionte nga 18 deri në 30 vjeç dhe të gjitha janë vrarë në të njëjtën mënyrë./ZËRI
Burimi