Mandati i Olta Xhaçkës ‘ndërpret’ pushimet e deputetëve, mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit

Mandati i Olta Xhaçkës ‘ndërpret’ pushimet e deputetëve, mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit

OLTA XHACKA

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet këtë të martë për të diskutuar mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, e cila akuzohet se është në shkelje të ligjit për konfliktin e interesit. Vendimi u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali pas kërkesave të opozitës.
Në mbledhjen e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.
Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të partisë Demokratike.

Mocioni ndaj ish-ministres u ndërmor nga opozita në qershor 2022 pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik dhe iu dha me vendim qeverie e drejta e përdorimit të brigjeve të detit para hotelit. Edhe pse prona në fjalë është tashmë subjekt i Prokurorisë së Posaçme, kjo nuk i bën socialistët që ta lënë në dorë të drejtësisë mandatin e Xhaçkës. /ZËRI
Burimi