Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special
Milivoje Katniç
MAL I ZI- Ish-prokurori special Milivoje Katniç është marrë i pandehur nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SST) pasi dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në zonën e Cavtatit në vitin 1992. Sipas informacioneve të “Vijesti”, SDT-ja e akuzon Katniçin për trajtim çnjerëzor të civilëve kroatë gjatë kohës kur ai shërbeu në zonë si oficer i Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA), por vetë i akuzuari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Katniç, i cili ndodhet në paraburgim që nga 14 prilli për shkak të një hetimi tjetër, ishte ndihmës komandant për çështjet ligjore gjatë luftës në Kroaci.
Informacioni në të cilin Katniç përmend se mund të ketë vepruar në mënyrë çnjerëzore u publikua në fund të vitit 2011. Në atë takim, ish-i burgosuri i kampit “Morinj”, Metodije Prkaçin e akuzoi publikisht Katniçin, asokohe gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Pas pretendimeve reagoi vetë Katniç, i cili tha se Prkaçin po gënjente dhe duke shtuar se “morali nuk është pika e tij e fortë”.
Ndaj, nisja e hetimeve vjen pas vlerësimit të dëshmive nga autoritetet në Kroaci, të cilat u gjetën gjatë kërkimit të provave materiale të Zyrës së Prokurorit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykata Penale, që u dërguan në Mal të Zi më 2020 dhe 2023./ZËRI
Burimi