MAKABRITETET e Shënavlashit! Historitë që tronditën vendit, fëmijët vranë prindër…vetëm për para!

MAKABRITETET e Shënavlashit! Historitë që tronditën vendit, fëmijët vranë prindër…vetëm për para!

autorët dhe viktimat

Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit ende nuk e ka një autor dhe as një motiv. Meta u vra nga tre fëmijët e tij. Një pistë e fortë është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni, i cili duket se ajo që donte më së shumti ishin paratë e të atit. Krimi i rëndë që tronditi opinionin publik, ndodhi më 13 shkurt të viti 2024. Rastësi apo ‘deje vu’ pa u mbyllur viti, po në Shënavlash përsëritet historia. Enver Balla u vra nga djali i tij Esmerald Balla. Nga hetimet paraprake edhe në këtë rast, shkak janë lekët. 30-vjeçari duket se ka ndjekur hapat e familjes Meta dhe po njejtë ka denoncuar në Polici zhdukjen e të atit, por kjo ishte një skemë e njohur tashmë për uniformat blu.
Vrasja e Pëllumb Metës
Më datë 13 shkurt djali i viktimës 25-vjeçari Hysen Meta denoncoi zhdukjen e papritur të të atit, por më vonë u zbulua se e gjitha ishte një skemë e 3 fëmijëve për të eliminuar të atin. Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën. Fillimisht vrasjen e mori përsipër Hygerta, por Policia arrestoi edhe të vëllanë e saj Hysenin. Për të mësuar më shumë, Prokuroria i çoi në një poligon qitjeje, ku vetëm Hygerta e përdori armën dhe qëlloi 4 herë, ndërsa të tjerët, përfshirë edhe Blerinën, pretenduan se nuk dinin. Mirëpo nga ekspertiza që iu bë armës së krimit, rezultoi se në të kishte gjurmë gishtash dhe të djalit të vogël të familjes, Amarildos, i cili deri tani ka pretenduar se nuk ka qenë në banesë në momentin e vrasjes së babait.

Historia përsëritet, vrasja e Enver Balla
Mëngjesin e 13 gushtit, Esmerald Balla kishte qëlluar për vdekje me armë gjahu të atin e tij. Më pas, shkoi vetë në Polici për ta denoncuar si të zhdukur. Kur në fakt, të atin e kishte hedhur në pusin e shtëpisë për t’i zhdukur të gjitha gjurmët. Se çfarë kishte ndodhur u zbulua 20 ditë më vonë falë përgjimeve të telefonit të 30-vjeçarit. Pasi u mor në pyetje, ai rrëfeu gjithë ngjarjen dhe se të atin e kishte vrarë tek stani pasi u kishte vjedhur 75 mln lekë. Në rrëfimin e tij para efektivëve, Balla tha se babain e kishte vrarë pas një konflikti që kishte pasur me të atin për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur.
Por kto nuk janë rastet e para në familje ku fëmija vret prindin. ZËRI më herët në një artikull përmblodhi disa nga rastet makabre ku fëmijët vranë prindërit. Shkaqet për veprimin ekstrem janë edhe më tronditëse, nga hakmarrja për dhunë, pronat deri te faji i prindërit për ndarjen nga bashkëshortja.

Një ngjarje e rëndë u raportua në shtator të 2023 në Vlorë ku djali 23-vjeçar i shtëpisë, Mato Gllucaj vrau me lëndë eksplozive babain e tij Durmish Glluçaj 56-vjeç. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por në fakt pas hetimeve u zbulua se ishte 23-vjeçari ai që vuri tritol në sobën e gazit me qëllimin për të vrarë të atin. Shaku i krimit ishte po aq tronditës, ku u raportua se ajo që e shtyu djalin vrasës ishte dhuna e vazhdueshme prej kryefamiljarit. Për të shpëtuar prej keqtrajtimit së Durmish Glluçajt, i cili ishte dhe i verbër, djali bëri planin hakmarrës.
Një tjetër krim horror brenda familjes ndodhi në Pejë në prill të 2023-shit, kur Urim Hyseni vrau nënën e tij, duke ia këputur kokën me thikë. Detaje të tmerrshme u bënë publike. Hetuesit raportonin se pas kryerjes së krimit, Hyseni piu gjakun e viktimës. Gjatë dëshmisë së tij ai pranoi krimin dhe fajësoi të ëmën për ndarjen nga bashkëshortja e tij.
Një ngjarje e rëndë në kufijtë e makabritetit ndodhi në fshatin Bucimas të Pogradecit në gusht të 2020. Olsi Çekiçi, 44 vjec, i cili kishte probleme të shëndetit mendor, vrau nënën e tij duke i prerë kokën dhe duke e varur atë në derën e shtëpisë. Shumë prej banorëve të fshatit, përfshirë dhe fëmijë panë aktin e rëndë.  
Në qershor 2018 një tjetër akt fatal ndaj prindërve u raportua në Peshkopi. Djali 26-vjeçar Qemal Sela vrau me automatik, nënën dhe babain e tij Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. Dëshmitarët thanë se panë skena të rënda. Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen e ‘Llixhave’ dhe motivi që shtyu djalin të bënte veprimin ekstrem ishte pronësia.
Në vitin 2016, vrasja e Artur Kurtit, nga i biri Jurgen Kurti ishte një nga ngjarjet e cila përveç aktit të rëndë, tronditi opinionin publik dhe për faktin se Jurgeni asokohe vetëm 23 vjeç ishte shumë i njohur në qarqet e VIPA-ave shqiptar. Vrasja erdhi pas një sherri në apartamentin ku banonte nëna e tij, e cila ishte në proces divorci nga bashkëshorti që mbeti i vdekur. Kurti u la i lirë pasi daja i tij mori përsipër krimin, por në 2019 Jurgen Kurti do të ekzekutohej te dera e shtëpisë. /ZËRI
Burimi