Lushnja dhe përplasjet mes klaneve/ Rrahën e plagosën me thikë “Julin e Pashakos”, Tafani: Laerti e Lul Arapi u hakmorën

Lushnja dhe përplasjet mes klaneve/ Rrahën e plagosën me thikë “Julin e Pashakos”, Tafani: Laerti e Lul Arapi u hakmorën

Marjus Tafani dhe Julian Sula

LUSHNJE- Plagosja e “Julit të Pashakos” është bërë shkak që t’i vendosej tritol në banesë Arjan Aliços, një prej anëtarëve të bandës së Lushnjes, e cila dikur drejtohej nga Aldo Bare. Por edhe shumë prej anëtarëve janë në burg, ose jashtë “aktivitetit kriminal”, trazirat nuk iu ndanë. Një episod përplasje e ka treguar i penduari i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani. Në një rrëfim të tij para hetuesëve të siguruar nga gazetari Elton Qyno për “OraNeës”, Tafani tregon se rrahja dhe plagosja e Julian Sulës në vitin 2017 nuk mbeti me aq. 
“Juli i Pashakos” u plagos  teksa luhej ndeshja Shqipëri-Zvicër, në një pikë bastesh në pronësi të Arjan Aliços, ky i fundit së bashku me djalin e tij, është konfliktuar fizikisht me “Julin e Pashakos”. Arjan Aliço fillimisht iu shmang Policisë së Shtetit, por sërish përfundoi pas qelisë së burgut. Atje… u dhunua nga Dorjan Shurdhi dhe Anterio Kaloshi, dy miqtë e Laert Haxhiut, në shenjë hakmarrje të plagosjes së “Julit të Pashakos”. Por jo vetëm kaq! Laert Haxhiu ka urdhëruar Lulzim Arapin ti vendosnin edhe tritol në banesë Arjan Aliços.
“…unë nuk kam marrë pjesë në këtë ngjarje, por Lulzim Arapi alias “Luli” ma ka pranuar vetë që e ka bërë ai. Më duket se aty është vendosur lëndë eksplozive C4. Këtë fakt e kam mësuar kur kemi qenë një ditë unë, Laerti dhe Luli, ata po diskutonin si kishte mundësi që dëmi që u bë te Arjan Aliço, ishte aq i vogël dhe unë i thashë që: “…nuk do e kenë vendosur mirë prandaj s’ka bërë dëm…di që Arjan Aliço, kishte prej kohësh konflikt me Laertin dhe grupin e tij. Arjani, me djalin e tij, kishin plagosur me thikë disa kohë para ngjarjes, periudhën e saktë nuk e di, një djalë që i thonë “Juli i Pashakos”. Kur Arjani ka qenë në burg, Dorjan Shurdhi dhe Anterio Kaloshi, e kanë rrahur Arjanin në burg. Aty ata më thanë që djali i Arjanit, më parë i kishte vendosur një kushëriri të Dorjan Shurdhit, ekploziv tek shtëpia. Ky kushëri shkonte e takonte Dorin në burg dhe djali i Arjanit, ia bëri për inat. Grupi Laertit më pas ka shtënë me kallash pranë shtëpisë së Arjan Aliços, por se kush konkretisht nuk e di. Kishte një mori konfliktesh midis tyre…” – ka treguar në dëshminë e tij Artan Tafani.
Artan Tafani, tashmë i kthyer në të penduar të drejtësisë ka zbardhur gjashtë vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në vend dhe Greqi. Ai ishte shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Por pas kapjes nga Policia vitin e shkuar, tregoi dhe zbardhi disa ngjarje kriminale, tek të cilat kishte marrë pjesë edhe vetë si anëtari i grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë./ZËRI
Burimi