‘Lufra’ e bën sërish, pas qumështit hedh në treg dhallë të mykur
dhalli i mykur
LUSHNJË-Skandali me produktet e kompanisë ‘Lufra’ vijon. Shitja e produketeve të skaduara ushqimore në markete është një nga problemet kryesore, ku në shumë raste rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Pas rastit të denoncuar nga gazetari Andi Llabuti, ku rezultonte se kishte blerë qumësht ‘Lufra’, të prishur, këtë herë një qytetar ka denoncuar se ka blerë një dhallë të mykur nga kjo kompani.
Në një video të publikuar për JOQ, qytetari ka publikuar pamjet e produktit të mykur. Qyetari tregon se zgjodhi të konsumonte diçka të shpejtë në një karburant në aksin Fier-Lushnje, është tepër i shqetësuar për cilësinë e produkteve ushqimore.Për të shoqëruar byrekët dhe qoftet që bleu, ai porositi edhe një dhallë “Lufra”. Por ky dhallë, i kompanisë që gjendet pak kilometra larg karburantit në fjalë, ishte i mykur dhe i pa konsumueshëm.
Por teksa produktet e bulmetit tregëtohen të skaduara dhe të mykura, kompania nuk ka ende asnjë koment. Ndërkohë, në lidhje me rastet ZËRI i dërgoi një kërkesë për informacion AKU-së, por kjo e fundit edhe pse duhet të ishte duke monitoruar situatën dhe kontrolluar produktet, në përgjigjen e fundit kërkoi informacion nga redaksia jonë./ZËRI
Burimi