Lirimi nga burgu i Belerit, ministri grek: Në asnjë mënyrë nuk harrojmë çfarë ndodhi muajt e kaluar
Ministri grek Jorgos Gerapetritis
HIMARË- Jorgos Gerapetritis, ministri i Jashtëm grek ka folur për lirimin e Fredi Belerit, duke e cilësuar si një si një zhvillim pozitiv pas heqjes së lirisë për 16 muajsh.
Gjithashtu ai theksoi se Greqia do të vazhdojë të kujdeset për minoritetin kombëtar grek dhe t`i vërë në dukje çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën Ndërkombëtare dhe ligjet europiane.
“Lirimi i eurodeputetit të zgjedhur Fredi Beleri pas një mbajtje në paraburgim dhe heqje lirie prej 16 muajsh , përbën një zhvillim pozitiv. Megjithatë, kjo nuk mohon të gjitha ato që kanë ndodhur dhe që çuan tek mbajtja e tij e gjatë në burg dhe gjithë ato që njohim sa i përket shtetit të së Drejtës në Shqipëri dhe të drejtat themelore . Greqia do të vazhdojë të kujdeset për minoritetin kombëtar grek dhe t’i vërë në dukje çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën Ndërkombëtare dhe ligjet europiane”, tha ministri.
Po ashtu ministri i Shtetit ka komentuar duke thënë se pavarsisht çdo gjëje në asnjë mënyrë nuk harrojnë çfarë ndodhi muajt e kaluar.
“Është padyshim një zhvillim pozitiv lirimi i tij gati 40 ditë ose pak javë para mbarimit të afatit të dënimit, kjo nuk do të thotë që do të harrojmë gjithë ato që ndodhën këto 16 apo 17 muaj , rëndësinë e atyre që ndodhën . Dhe nuk do ti harrojmë pasi në personin e Fredi Belerit qeveria greke shikon gjithë qytetarët grekë dhe gjithë minoritetin kombëtar grek të Shqipërisë, të cilin do vazhdojmë ta mbështesim, do jemi përkrah tij dhe tashmë ky minoritet grek i Shqipërisë dhe Greqia, bashkë me grekët, kanë një përfaqsues të tyre të zgjedhur në PE , i cili do të jetë aty , do të flasë për të drejtat njerëzore , do të japë më shumë beteja . Siç kemi thënë shumë herë çështja e mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë , të të drejtave të një të akuzuari, këto çështje janë të shenjta, kanë rëndësi të madhe ,pra përshëndesim lirimin e tij , por në asnjë mënyrë nuk harrojmë çfarë ndodhi muajt e kaluar”, sipas zëdhënësit të qeverisë.
Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota./ ZËRI
Burimi