Leu gruan me benzinë dhe i vuri flakën, policia shpall në kërkim 45-vjeçarin

Leu gruan me benzinë dhe i vuri flakën, policia shpall në kërkim 45-vjeçarin

Foto Ilustrim

KORÇË- Policia e Kosrçës ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin me inicialet B.T., i cili këtë pasdite ka djegur gruan e tij me bezninë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr.2 të Korçës.Dyshja jetonin të ndarë pasi ishin në proces divorci. 31-vjeçarja është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të shumta në trup. Ajo pritet të niset drejt Tiranës.
Njoftimi:
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë,  shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse  benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë),  shtetasen M. T., 31 vjeçe. Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Burimi