Letrat me vlerë në Shqipëri, Rama: Marrëveshje me UAE. Pastimi i parave? Jemi më mirë se Gjermania

Letrat me vlerë në Shqipëri, Rama: Marrëveshje me UAE. Pastimi i parave? Jemi më mirë se Gjermania

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” të zhvilluar në Tiranë. Gjatë fjalës së Rama deklaroi se në javët e ardhshme pritet të firmoset një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar shtypshkronjën e letrave me vlerë.
Edi Rama:Ne i mirëpresim të gjithë goditjet dhe të gjitha leksionet sepse ne duam të bëhemi shumë më të mirë. Me inteligjencën artificiale po punojmë që të integrojmë në sistemin e monitorimit të lëvizjes së parasë një model që do të çojë në një nivel tjetër të gjithë procesin e transparencës. Tjetra që po punojmë aktualisht është produkti i sigurisë, i cili lidhet me sigurinë në rrugë që falë një sistemi që e këtë e kanë shumë vende të zhvilluara të kamera dixhitale, por bashkuar me një sistem të inteligjencës artificiale do të mund të monitorojë në kohë reale gjithçka që ndodh në rrugët e vendit dhe deri në qëlizën bazë të së nesërmes që janë shkollat. Do të ketë një raport ndryshe mes qytetarit dhe ligjit, ndërkohë që policia do të bëhet e padukshme në rrugët e vendit si rezultat i teknologjisë, do të ketë një raport ndryshe mes nxënësit, mësuesit dhe prindit, falë faktit që do të jetë në kushte sigurie.
Gjurmimi i transaksioneve me inteligjencë artificiale do të bëjë të mundur një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër informalitetit dhe mbi bazë rrisku, kompanitë dhe bizneset e mëdha dhe të vogla të mund të monitorohet nga ardhja në derë e personave që bëjnë kontrolle, të cilët për hir të vërtetës janë ende larg një prani e mirëseardhur në derën e një biznesi.
Për ta mbyllur me një tjetër produkt që do të na lehtësojë shumë në aspektin e gjurmimit të mallrave që hyjnë në Shqipëri, ne jemi duke përgatitur dhe besoj që do ta firmosim në javët e ardhme një marrëveshje me Emiratat e Bashkuara për të transformuar tërësisht shtypshkronjën e letrës me vlerë. Ambicia jonë në një kohë jo të largët që të arrijmë jo vetëm të prodhojmë në vend paratë, por të gjitha llojet e letrave me vlerë, përfshirë dhe gjithë çfarë ka në botën dixhitale përmes identifikimit të telefonit dhe jo përmes kartës së ID duke arritur që në gjithë këtrë sistem, të kemi një qeverisje që në 2030 të jetë e një niveli shumë më të lartë përsa i përket standardeve të respektit për ligjin, për qytetarin dhe për vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij, lidhur me përdorimin e teknologjisë në qeverisje, Rama u shpreh se Shqipëria ka lënë prapa Gjermaninë lidhur me indeksin e pastrimit të parave, siç tregon Indeksi i Baselit.
‘Procesi do ishte prit që shqiptarët të bëhen gjermanë e kështu me radhë. I kemi lënë prapa bashkë me disa vende të tjera në një pikë, ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, në pastrimin e parave. Nuk e them unë, e thotë indeksi i Baselit. Janë jo pak, por 8 vende të BE-së që në indeksin e Baselit renditen pas Shqipërisë. I mirëpresim të gjitha goditjet dhe leksionet. Me AI po punojmë që të integrojmë në sistemin e monitorimit të pastrimit të parasë një model që është do çojë në një nivel tjetër të gjithë procesin e transparencës,’- u shpreh Rama.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente