Kush janë 20 deputetët më të paguar dhe më pak të paguar në Kuvend, në krye të listës Zake, në fund Berisha

Kush janë 20 deputetët më të paguar dhe më pak të paguar në Kuvend, në krye të listës Zake, në fund Berisha

ENSLEMVERA ZAKE dhe sali berisha

TIRANË- Instituti i Studimeve Politike ka bërë një bilanc të sesionit të fundit parlamentar, ku janë renditur dhe deputetët që janë paguar më shumë apo më pak.
Tabela e mëposhtme paraqet 20 deputetët me nivelin më të lartë të të ardhurave financiare nga aktiviteti parlamentar gjatë sesionit të fundit parlamentar, si dhe 20 deputetët më nivelet më të ulta të të ardhurave financiare. Tipar dallues është fakti se deputetët nga qarqet e largëta kanë edhe përfitimet më të mëdha financiare, dhe se në listën e deputetëve më të paguar bëjnë pjesë disa prej atyre që nuk kanë pasur pothuajse asnjë produkt parlamentar (nismë ligjore, propozim, interpelancë, apo pjesëmarrje aktive në komisione ose në seancat plenare).
Në pjesën tjetër të listës bëjnë pjesë kryesisht deputetë të Tiranës (banojnë në Tiranë). Për informacion, deputetët, përveç pagesës standard përfitojnë të ardhura nga pjesëmarrjet në komisione dhe në aktivitetet e tjera parlamentare, nga shërbimet mbështetëse (kuotë telefonike dhe pagesa për qira banese ose dieta udhëtimesh), etj.
Në tërësi, duke nisur nga pranvera e vitit 2023 deputetët aktualë janë njëherësh deputetët më të paguar të gjitha legjislaturave të tranzicionit, një vendim që u mor në mënyrë konsensuale prej tyre. Në terma të thjeshtë, pagesa mujore e deputetëve është rreth 2 deri 2.5 mijë euro pa llogaritur përfitimet shtesë që variojnë deri në 2 mijë euro të tjera.

Deputeti më pak i paguar rezulton që të jetë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë që prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar. Në krye të listës së deputetëve më të paguar qëndron Enslemvera Zake, deputete e qarkut të Korçës.
Nga Janari deri në Gusht, Zake që renditet në krye të listës ka përfituar 3,228,017 lekë. /ZËRI

a1png

apng
Burimi