Kush ishte Mazin Al Hamada? Aktivisti që përjetoi ferrin mbi tokë nga regjimi i Assadit, ku e gjetën trupin e tij
Mazin Al Hamada
DAMASK- Trupi i Mazin Al Hamada, i cili u torturua më shumë se një herë nga regjimi i Assadit, u gjet dje të hënën në burgun Sednaya. Trupi i Mazin Al Hamada u gjet në “thertoren” e njerëzve të Assadit me shenja të tmerrshme torture. I njohur për zbulimet e tij për brutalitetin e regjimit të Assadit, Al Hamada u zhduk pasi u kthye në Siri në vitin 2020.
Mazin Al Hamada
Kush ishte Mazin Al Hamada, personi që Assad torturoi prej vitesh?
Hamada ishte një aktivist siriane. Ai është diplomuar në Institutin e Industrisë së Naftës dhe ka punuar si teknik në kompaninë shumëkombëshe franceze të naftës dhe gazit. Ai mori pjesë në demonstratat që bënin thirrje për më shumë liri dhe demokraci dhe vendosi t’i filmonte këto ngjarje me telefonin e tij.
Hamada u arrestua për herë të parë më 24 prill 2011 nga inteligjenca siriane, por u lirua 1 javë më vonë. Pas një arrestimi të dytë më 29 dhjetor 2011, ai vendosi të largohej për në Damask. Në vitin 2012, ai u arrestua nga forcat qeveritare të sigurisë për përpjekje për të kontrabanduar formula për foshnjat në një periferi të rrethuar të Damaskut.
Me të, u arrestuan edhe dy nipërit e tij, të cilët më vonë vdiqën në paraburgim.
Ata e detyruan të rrëfente se ishte terrorist
Nën terrorin e torturave, Hamada u detyrua të rrëfente se ishte terrorist, se posedonte armë armë dhe kishte për qëllim që të vriste ushtarë të qeverisë. Për ta bërë atë të rrëfehej, u thirrën agjentë që të vinin dhe ta torturonin. E rrahën dhe e varën nga kyçet e duarve. Për të lehtësuar vuajtjet e tij, ai pranoi të nënshkruante një rrëfim të detyruar, duke pranuar se kishte një armë për të mbrojtur protestuesit, por nuk pranoi krime të tjera.
Me lot në sy gjithçka që kërkoi ishte drejtësi
Pasi pranoi atë që iu kërkua, por jo të gjitha, ai u dërgua në një dhomë tjetër, ku u zhvesh dhe u abuzua seksualisht. Pas kësaj torture ai firmosi të gjitha dokumentet që iu kërkuan.
Në fillim të vitit 2013, ai u sëmur dhe u transferua në spitalin ushtarak 601, të cilin të burgosurit e tjerë e quajtën “thertore”. Gjatë transportimit për në spital, Hamada u sulmua sërish fizikisht. Ata që e shoqëronin i thanë se duhet që të të harronte emrin e tij dhe iu dha numri ‘1858’.
Atje ai pa të burgosur të torturuar deri në vdekje, kufoma të grumbulluara në tualete dhe stafin e spitalit që rrihte për vdekje pacientët. Në këto kushte, Hamada iu lut mjekut që të kthehej në paraburgim.
Çlirimi dhe ISIS
Ai u dërgua përfundimisht në gjykatën antiterroriste, e cila urdhëroi lirimin e tij më 3 shtator 2013. Pas lirimit, ai ishte ende në kërkim nga shërbimet sekrete. Pas lirimit të tij në vitin 2014, Al Hamada u kthye shkurtimisht në qytetin e tij të lindjes, Deir Az Zor, por u largua nga Siria pasi u vu në shënjestër të ISIS. Më pas, atij iu dha azil nga Holanda.
Në një intervistë të vitit 2017, ai tha se hetuesit sirianë i thyen brinjët dhe e sulmuan seksualisht. Ai premtoi se do të luftojë për të gjetur përgjegjësit.
“Nuk do të pushoj derisa t’i çoj në gjykatë dhe drejtësia të vihet në vend. Dua drejtësi për vete dhe për miqtë që më kanë vrarë. Edhe sikur të më kushtojë jetë, nuk do të ndaloj derisa t’i gjej,”-tha ai me lot në sy.
Si e futi sërish në kurth regjimi i Assadit?
Hamada donte të ndihmonte sirianët që ishin ende të burgosur dhe ndiheshin të pafuqishëm për të përmirësuar situatën e tyre. Duket se atij iu afruan njerëz nga ambasada siriane, të cilët ishin afër regjimit të Assadit, duke e joshur që të kthehej përsëri në Siri duke i premtuar lirimin e të burgosurve. Al Hamada u kthye në Siri në shkurt 2020 dhe u arrestua nga forcat siriane të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut. Që atëherë, nuk u pa dhe nuk u dëgjua më për të, derisa iu gjet trupi i pajetë./ZËRI
Burimi