Kush është nën “lupë”! 6 agjentë amerikanë të NYPD në Tiranë, kontakte me SPAK e FAST-Albania

Kush është nën “lupë”! 6 agjentë amerikanë të NYPD në Tiranë, kontakte me SPAK e FAST-Albania

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Dosjet ‘e nxehta’ hetimore të ish-funksionarëve të shtetit apo grupeve kriminale, të cilat janë në duart e SPAK kanë vënë në lëvizje edhe agjentët ndërkombëtarë. Pak kohë më parë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se në luftën kundër krimit të organizuar, është forcuar bashkëpunimi me FBI dhe agjencitë e tjera anti-mafie të SHBA, jo vetëm me prezencën e ekspertëve të tyre në SPAK e BKH, por dhe me shkëmbim informacionesh dhe operacione të përbashkëta.
Sipas burimeve për “Pamfletin”, në zbatim të këtij bashkëpunimi, para dy ditësh, në Shpipëri kanë ardhur 6 agjentë special të Sektorit të Hetimit e Ekzekutimeve Operacionale të Departamentit të Policisë së New York (NYPD). Ata janë takuar konfidencialisht vetëm me drejtuesin, Altin Dumani dhe 2 prokurorë të Prokurorisë Speciale SPAK dhe me drejtuesin e Forcës Speciale FAST-Albania, duke anashkaluar kupolën e Policisë Shqiptare, paçka se e kanë partnere.
Fakti që kanë ardhur agjentë të hetimit e realizimit të operacioneve, dhe që u takuan vetëm me SPAK që heton e lëshon urdhër-arreste dhe me FAST-Albania që ekzekuton masat e arresteve të posaçme, krijon bindjen se flitet për pranga e deportime në SHBA. Ndërsa fakti, që agjentët amerikanë anashkaluan kupolën e Policisë Shqiptare, është vijim i dyshimit që deklaroi drejtuesi i SPAK, Altin Dumani në parlament, se drejtues të policisë shqitare janë të lidhur me krimin e organizuar dhe dekonspirojnë hetime e aksione.
Nuk dihet, se cilët trafikantë, biznesmenë apo qeveritarë e ish-qeveritarë, janë në hetim të përbashkët final mes policisë njujorkeze e SPAK, apo pako postale të tyre por dihet që agjentë amerikanë nuk kthehen duar bosh kur vijnë me lista, dosje e pranga në çantë./ZËRI
Burimi