Kush është Keir Starmer, kryeministri i ri i Anglisë/ Avokati që studioi në Oksford dhe dashuria e përjetshme për futbollin
Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Ndërsa erërat e krahut të djathtë fryjnë në të gjithë Evropën, Mbretëria e Bashkuar po kthehet majtas. Pas 14 vitesh hegjemonie konservatore, do të jetë lideri laburist Keir Starmer ai që do të udhëheqë Mbretërinë e Bashkuar. Ai arriti një fitore dërrmuese me 405 mandate. ky rezultat është bërë edhe më befasues nga fakti se vetëm pesë vjet më parë laburistët kishin dalë me “kocka të thyera” nga zgjedhjet, duke korrur rezultatin më të keq që nga viti 1935.
Sfidat për qeverinë e re
Sfida e re që pret kryeministrin e ri është të menaxhojë efektet e lëna nga Brexit. Rivendosja e marrëdhënieve, veçanërisht ato tregtare, me Bashkimin Evropian do të jetë gjithashtu prioritet për qeverinë e re. Starmer luftoi për një kohë të gjatë, në të kaluarën për një referendum të dytë për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, por tani duket se ka zgjedhur linjën e maturisë, duke deklaruar se rezultati i referendumit duhet respektuar dhe se, ndërkohë që kërkon të jetë sa më afër BE-së, nuk synon rikthimin në BE.
Pastaj është çështja e sigurisë.
Kush është Keir Starmer?
Emrin ia vendosën prindërit e tij për nder të Keir Hardie, themeluesit të Partisë Laburiste anglezë. Keir Starmer lindi në Southwark, në periferi të Londrës, më 2 shtator 1962. I rritur në qytetin e vogël të Oxted, Surrey, ai studioi drejtësi në Universitetin e Leeds dhe më pas në Oksford. Si një avokat i specializuar në fushën e të drejtave të njeriut, ai u shfaq në dokumentarin McLibel të Ken Loach. Po ashtu, ka mbajtur edhe titullin “Prokurori i Kurorës” nga viti 2008 deri në 2013. Për shërbimin e kryer, e ndjera mbretëresha Elisabeth II i dha titullin ‘sir’. Por pavarësisht angazhimeve, në kohën e lirë ai shijon të ndjekë skuadrën e tij të zemrës, Arsenalin.
Me gruan e tij, Viktoria Alexander, e cila punon në sektorin e shëndetësisë, ata kanë dy fëmijë adoleshentë, të cilët përpiqen t’i mbajnë larg syrit të publikut. Nuk është rastësi që gjatë gjithë periudhës zgjedhore ai i rezistoi zbulimit të detajeve të jetës së tij personale, duke u përgjigjur në një intervistë për “The Guardian” se nuk mban mend asnjë nga ëndrrat e tij, nuk ka asnjë roman të preferuar dhe nuk ka pasur frikë nga fëmijëria.
Propozimet
Pak javë më parë, lideri laburist prezantoi pikat kryesore të programit të tij, duke përfshirë rishpërndarjen e pasurisë, përmirësimin e standardit të jetesës së punëtorëve, rritjen me 5% të taksës për të ardhurat më të larta, forcimin e shëndetit publik, heqja e ligjeve që kufizojnë grevat, heqja e boshllëqeve fiskale që lejojnë taksimin e favorshëm për fondet e kapitalit privat. Gjithashtu ai synon krijimin e një Komande të re Kufitare dhe Sigurie, me një buxhet fillestar prej 75 milionë paundësh./ZËRI
Burimi