Kush është Eugert Merizaj, shqiptari që bën ligjin në burgjet britanike- Live në Tiktok me këngët e Stresit (Këshilla e Fabio Dushkut)

Kush është Eugert Merizaj, shqiptari që bën ligjin në burgjet britanike- Live në Tiktok me këngët e Stresit (Këshilla e Fabio Dushkut)

Eugert Merizaj

MANCHESTER- Një shqiptar i dënuar për vrasje në Angli vazhdon të shkel ligjin duke shpërndarë video në llogaritë e tij në rrjetet sociale edhe pse është në një qeli në Manchester. Rojet e burgut vazhdimisht i konfiskojnë celularin, por sërish ai vazhdon të jetë aktivë në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për Eugert Merizaj, i cili është dënuar me 32 vite burg për vrasjen e një personi për prishjen e pazareve të drogës. Ai vazhdon të postojë rregullisht në llogaritë e tij sociale në Instagram dhe TikTok, pavarësisht se stafi i burgut i ka sekuestruar të paktën tre pajisje në katër muajt e fundit, ai ende ka akses të rregullt në rrjetet e tij sociale. Posedimi ose përdorimi i celularit në burg pa autorizim është vepër penale, megjithëse proceset e hapura për këtë shkelje janë shumë të rralla.
Në fillim të këtij muaji, Merizaj krijoi një llogari të re TikTok për të zëvendësuar një të mëparshme, e cila kishte 60,000 ndjekës kur u bllokua. Ai tashmë ka afro 18 mijë ndjekës në llogarinë e tij të re, ku ka postuar disa klipe dhe shpesh herë transmeton video-live ku flet me pesona të ndryshëm.
Të hënën ai filmoi veten në qelinë e tij të burgut duke kënduar një këngë që po luhej në sfond. Në një video-live që zhvilloi javën e kaluar, ai po bisedonte me vajza të ndryshme. Ai më pas postoi një video tjetër duke parë televizor, ku tregoi edhe se kishte një PlayStation, disa libra, duke përfshirë një botim shqip të Jeffrey Archer’s Kane and Abel, dhe një tabelë shahu brenda qelisë së tij.

Pamje nga qelia e tij

Ndërkohë, në një foto të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ai është ulur me derën e qelisë të hapur dhe shkruan “Më i fortë se kurrë”, shoqëruar me këngën e Stresi-t “Mos u dorëzo”.
Gjatë live-it, Merizaj tha se për të telefoni është një send që ai nuk jeton dot pasi me atë kalon kohën.
Postimet e tij tregojnë se si të burgosurit po thyejnë rregullat, ndërsa burgjet në Angli po përballen me një krizë gjithnjë e më të përkeqësuar, për shkak të mbipopullimit, dhunës dhe përdorimit të lartë të drogës.
Merizaj ishte në mesin e katër anëtarëve të një grupi kriminal, të cilët u arrestuan pas vrasjes së Hemawand Ali Hussein, një tregtar kanabisi, në Hartlepool në shtator 2019. Husseini u vra me një armë zjarri pasi banda e Merizajt e thërriti atë në një shtëpi e zbrazët duke pretenduar se do të bëjnë pazare droge.
Merizaj, 31 vjeç, u ekstradua nga Belgjika në Angli. Ai është një nga 66 shqiptarët që kanë aplikuar për t’u transferuar për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri nëpërmjet një skeme të transferimit të të burgosurve, pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të reduktuar numrin e të burgosurve të huaj.
Vlerësohet se do t’u kushtojë taksapaguesve në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 1.4 milionë funte nëse Merizaj e vuan dënimin e tij të plotë në MB.
Në një video të TikTok të postuar në fillim të këtij muaji, Merizaj e përshkroi dënimin në Angli si të vështirë, për këtë arsye ai donte të transferohej në një burg shqiptar. Megjithatë, një tjetër shqiptar i burgosur në një burg grek i tha atij të qëndronte në Manchester.
Fabio Dushku nga qelia e burgut në Greqi i tha atij të mos shkojë në Shqipëri.
“Mos shko në Shqipëri, qëndro në Britaninë e Madhe. Nëse kthehesh në Shqipëri për të vazhduar dënimin do të përballesh me konfiskimin e parave dhe të gjithë pasurisë, konfiskimin e shtëpisë dhe do të vazhdosh të qëndrosh në burg. Rri aty ku je vëlla”, tha Dushku. /ZËRI
Burimi