Kush e toleroi Ersild Ishmin, Policia apo Gjykata? Zbardhet vendimi që e liroi nga qelia për kanosjen e muajit Qershor

Kush e toleroi Ersild Ishmin, Policia apo Gjykata? Zbardhet vendimi që e liroi nga qelia për kanosjen e muajit Qershor

Ersild ishmi

TIRANË- ZËRI zbardh vendimin e Gjykatës së Shkodrës, që kishte lënë nën masën e arrestit të shtëpisë Ersild Ishmin, pas sherrit që kishte ndodhur në muajin Qershor në hotelin “Holiday” në Velipojë, që çoi më pas në vrasjen e dyfishtë të së hënës. Në datën 28 Qershor, Ishmi ishte përfshirë në një konflikt me kuzhinierin e hotelit në pronësi të vëllezërve Frroku, dhe madje kishte nxjerrë dhe armën duke e kanosur. Më pas ai u shpall në kërkim dhe u arrestua në datën 14 Korrik, për t’u lënë nën masën e arrestit të shtëpisë 3 ditë më pas nga Gjykata e Shkodrës.
VENDIMI I GJYKATËS NË DATËN 17 KORRIK
Gjykata në mbështetje të neneve 253, 256, 259, 228-230, 237, 244, dhe 245 te Kodit te Procedurës Penale, VENDOSI:
1. Vleftësimin si të ligjshem të ndalimit për personin nën hetim Ersild Arben Ishmi.
2. Caktimin e masës së sigurimit ndaj personit nën hetim Ersild Arben Ishmi atë te “Arrest nē shtēpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
3. Urdherohet personi nën hetim Ersild Arben Ishmi, tẽ mos largohet nga banesa e tij e ndodhur me adresẽ: Lagjen “Salo Halili”, Bahca e “Cakajve”, Bashkia Shkodër.
4. Urdherohet lirimi i personit nēn hetim Ersild Arben Ishmi, nga dhomat e paraburgimit pranë Komisariatit të Policisë Shkoder, nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendim penal tẽ formēs sẽ prerë.
5. Ngarkohet Policia Gjyqësore dhe Prokuroria pranë kësaj giykate me ekzekutimin e këtij vendimi.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit tē Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditve nga njoftimi i vendimit.
U shpall në Shkodēr, sot më datë 17.07.2024.
Por edhe pse në një masë arresti shtëpiak, Ishmi arriti që ta thyente atë, duke u rikthyer mbrëmjen e të hënës në hotelin ‘Holiday’, i shoqëruar nga kunati i tij Arsid Hoxha, për të vazhduar sherrin e nisur rreth një muaj e gjysmë më parë. Por në këtë rast rolet ndryshuan, pasi ishin vëllezërit Frroku ata që nxorën dhe shkrepën armën, duke shkaktuar tragjedinë me pasoja të rënda, ku Ishmi dhe Hoxha mbetën të vrarë. /ZËRI
Burimi