“Kurum” përplaset me Ministrinë e Mjedisit: Mbetjet e rrezikshme që janë bllokuar në Tajlandë dhe Kinë nuk janë tonat

“Kurum” përplaset me Ministrinë e Mjedisit: Mbetjet e rrezikshme që janë bllokuar në Tajlandë dhe Kinë nuk janë tonat

Kontenieret me mbetje

TIRANË- Teksa skandali me kontenierët me mbetje që janë nisur nga Shqipëria, ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe në mediat ndërkombëtare, kompania Kurum është përplasur me Ministrinë e Mjedisit, pas deklaratave të këtyre të fundit, se materialet i përkisnin pikërisht kompanisë së Metalurgjikut në Elbasan. Në deklaratën e shpërndarë për mediat nga Kurum, thuhet se kjo kompani në asnjë rast nuk ka transportuar ngarkesa me mbetje të rrezikshme.
‘Ne çdo rast, aplikohet për leje eksporti ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit sipas legjislacionit ne fuqi dhe Konventën e Bazelit, proces lehtësisht i verifikueshëm ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit’, thote Kurum ne reagimin e tyre.. 
REAGIMI I KURUM
Kurum International, ne lidhje me lajmet e publikuara ne mediat shqiptare mbi sasine e mbetjeve te rrezikshme te eksportuara me destinacion Tajlanden, dhe aludimet mbi deklaratat e paleve te treta per shoqerine tone si eksportues te ketyre sasive te mbetjeve deklaron si me poshte:
Kurum International asnjehere nuk ka eksportuar mbetje te rrezikshme, ndaj edhe ne kete rast kjo ngarkese per te cilen behet fjale nuk eshte eksportuar nga Kurum International. Ky fakt eshte lehtesisht i verifikueshem prane institucioneve perkatese, Drejtorise se Pergjithshme te Doganave dhe porteve shqiptare.
Kurum International, bazuar ne lejen mjedisore qe zoteron, respekton te gjitha rregullat dhe ligjet kombetare dhe nderkombetare, perfshire dhe Konventen e Bazelit, per trajtimin e mbetjeve industriale te rrezikshme dhe te parrezikshme qe gjenerohen gjate procesit te prodhimit, objekt i punes se kompanise.
Shoqeria, raporton dhe ploteson te gjitha kerkesat ligjore, per raportim periodik, 3-mujor, 6-mujor dhe vjetor, per menaxhimin e mbetjeve industriale qe gjenerohen nga procesi teknologjik, dhe sipas rastit ka lidhur kontrata e marreveshje me shoqeri shqiptare apo te huaja, te licensuara sipas ligjeve ne fuqi, per menaxhimin e ketyre mbetjeve. 
Te gjitha raportet jane dorezuar brenda afateve ligjore ne Agjensine Kombetare te Mjedisit dhe Agjensine Rajonale te Mjedisit.
Nga ana e organeve perkatese, jemi kontrolluar dhe vijojme te kontrollohemi e monitorohemi vazhdimisht dhe periodikisht sipas kerkesave ligjore.
Ne cdo rast, aplikohet per leje eksporti ne Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit sipas legjislacionit ne fuqi dhe Konventen e Bazelit, proces lehtesisht i verifikueshem ne Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit.
Në një reagim të ditës së djeshme, pasi skandali i me mbetjet toksike në Tajlandë u zbulua dhe në Kinë, Ministria e Mjedisit tha se ato i përkisnin një kompanie ndërkombëtare që operon pranë Metalurgjikut të Elbasanit.
‘Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS’, thuhej në reagimin e Ministrisë së Mjedisit.

Udhëtimi i kontejnerëve të dyshuar ka vënë alarmin në shumë vende që kur u ngarkuan në portin shqiptar të Durrësit në korrik, me destinacion përfundimtar Tajlandën e planifikuar për në fund të këtij muaji. Bëhet fjalë për një ngarkesë 1600 tonë mbetje toksike të ngarkuara në Shqipëri. Tajlanda refuzoi të pranonte dërgesën pasi u njoftua për përmbajtjen e saj të rrezikshme nga grupet mjedisore. Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Autoritetet tajlandeze dhe rrjeti i Bazelit kanë konfirmuar zyrtarisht se Shqipëria nuk ka autorizuar zyrtarisht eksport mbetjesh./ZËRI 
Burimi