Kurum mbylli fabrikën për ‘vështirësi ekonomike’, Braçe: Ouuu si kështu?! Nuk na bën dot për budallenj, ku shkuan fitimet?

Kurum mbylli fabrikën për ‘vështirësi ekonomike’, Braçe: Ouuu si kështu?! Nuk na bën dot për budallenj, ku shkuan fitimet?

ERION BRACE DHE KURUM

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe, është zëri i vetëm nga mazhoranca që ka reaguar mbi zhvillimet e fundit nga kompania Kurum në Elbasan, e cila së fundi ka mbyllur fabrikën, me pretendimin se ka vështirësi ekonomike. Braçe iu kërkon institucioneve shqiptare që të verifikojnë bilancet e kësaj kompanie që nga viti 2018, ku sipas tij ka dalë me fitim, edhe për shkak se aktiviteti i tyre është në kufijtë e monopolit. Sipas Braçes, Kurum ka pasur shitje dhe fitim, favorizuar nga rritja e sektorit të ndërtimit në Shqipëri, por edhe situata e tregtisë ndërkombëtare të metaleve. Braçe këmbëngul se Kurum po merr peng shtetin shqiptar përmes punonjësve, dhe se kësaj situate i duhet që t’i jepet fund.
POSTIMI I BRAÇES
KURUM NUK NA BEN DOT PER BUDALLENJ! KURUM NUK E MERR DOT OSH KETE VEND! LODRA ME FALIMENT-KETE KETU VESHTIRESI EKONOMIKE, DUHET TE MARRE FUND!
Kurum pranoi dje se ka nderprere punen ne dy prej segmenteve me te rendesishme, fitimprurese ne proceset e prodhimit; ka lajmeruar punetoret per nderprerje te kontrates dhe per VIJIMIN E PAGESES PER TRE MUAJ TE TJERE-koha e mire per lodrat e saj!
Ajo qe me beri pershtypje dje ishte deklarimi per VESHTIRESI EKONOMIKE; pra jo me FALIMENT-ai eshte konsumuar njehere, por veshtiresia ekonomike!!! Ouuu po si keshtu? CILI KA QENE REZULTATI FINANCIAR I KURUM PER 2018, 2019, 2020,2021, 2022, 2023? Duke dale nga TERMETI e duke hyre ne RINDERTIM, shoqeruar me rriten rritje te larte ne sektorin e NDERTIMIT-privat por edhe te INVESTIMEVE PUBLIKE, Kurum nuk ka qene asnje vit me HUMBJE, me FITIM ka qene! A këtu?! Si ka mundesi?! Ku kane shkuar FITIMET?! Shikoni, Kurum e ka bere nje here kete loje, shume me te madhe-me FALIMENTIM, ngjarje qe duhet verifikuar sot se au mbyll ne perputhje me ligjin apo jo; NUK DUHET LEJUAR TA BEJ ME! Vecanerisht duka marre peng PUNETORET!
Burimi