KURUM i lë “targën” Shqipërisë, kinezët pritet të vijnë në Metalurgjik në Nëntor

KURUM i lë “targën” Shqipërisë, kinezët pritet të vijnë në Metalurgjik në Nëntor

Foto ilustruese

TIRANE- Taf Kolec, ish-Sekretari i Sindikatës së Puonjësve të Industrisë ka qenë edhe njeriu që ka përfaqësuar 500 punëtorët e KURUM në negociatat e tyre me KURUM, kompania turke që ka në shfrytëzim Metalurgjikun e Elbasanit, thotë se KURUM është larguar por me marrëveshje. Në një bisedë telefonike me Report TV, ai zbulon se punonjësit janë larguar dhe janë në pritje të një kompanie kineze që pritet të vijë në Elbasan. 
“Është bërë marrëveshje që punonjësit e larguar të marrin 60% të rrogës”, thotë ai – duke shtuar se të njëjtët do të rikthehen në punë pasi siç taf Koleci thotë – do jenë në pritje të ardhjes së një firmë kineze rreth fillimit të nëntorit. Kjo kompani, për të cilin Koleci thotë se nuk ka dijeni për emrin, do të rimarrë në punë të larguarit që sipas tij nuk janë 500, por vetëm  250 punëtorë.”-tha Koleci, i akuzuar nga Sindikata aktualisht se ka përfaqësuar interesat e kompanisë dhe jo ato të punëtorëve në këtë proces. 
Ndërkohë që 500 punëtorë u flakën në rrugë nga Kurum me argumentin se kostot e prodhimit janë të larta. Nga 1 gushti firma ka ndaluar prodhimin dhe nga 20 gushti edhe përpunimin. Aktualisht KURUM është në qendër të akuzave pas lajmit se mbetjet e dyshuara si të rrezikshme të kësaj kompanie, iu shitën kompanisë Sokolaj dhe u bllokuan në Tajlandë, pasi nuk kishte autorizim për tu pranuar.
Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare bashkë me Olaf, thuhet se u nisën nga impianti ‘Kurum’ pranë metalurgjikut në Elbasan. Mbetjet toksike më pas i ka shitur tek kompania ‘Sokolaj’. Më pas, ‘Sokolaj’ ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024.
Kompania “Kurum” nuk ka një histori të lumtur në Shqipëri dhe ka qenë objekt i lajmeve të herëpashershme në media. Denoncimet e punonjësve për shkurtimet e vendeve të punës, kushtet e këqija në punë, ndotja e mjedisit në qytetin e Elbasanit janë kryefjala që shfaqet për këtë kompani. Sot një grup i Prokurorisë dhe Inspektoriatit zbriti në ambientet e KURUM, por siç edhe kuptohet nga deklarata e KURUM, fundi për ta ishte afër dhe një tjetër kompani e huaj, kësaj here kineze do të vijë. /ZËRI
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente