![Kryetari i KQZ voton i pari në Kosovë! MESAZHI](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/kryetari-i-kqz-voton-i-pari-ne-kosove-mesazhi_67a8611ce040f.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Kryetari i KQZ voton i pari në Kosovë! MESAZHI
Kreshnik Radoniçi
KOSOVË-Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, ka qenë i pari që ka votuar në Kosovë. Në një prononcim për mediat ai ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe ka bërë thirrje për një proces të qetë e demokratik.
“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të votojnë për përfaqësuesit e tyre… Ftoj të gjithë qytetarët dhe aktorët që në këtë ditë zgjedhore të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore për një proces zgjedhor të qetë e demokratik. Tashmë i kemi të dhënat edhe për Amerikën e Kanadbë. Diku mbi 15 mijë kanë votuar në përfaqësi diplomatike atje. Çdo gjë është gati. KQZ-ja është në detyrë e shpresojmë për një ditë festive”, tha Radoniçi pasi votoi në Pejë.
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI
Burimi