Kryeministri sllovak, Rober Fico bën daljen e parë publike që nga atentati ndaj tij në maj
Robert Fico
Kryeministri sllovak Robert Fico ka bërë mbreme daljen e tij të parë publike që nga atentati i tij në maj. Fico, i cili po shërohet pasi u qëllua katër herë nga afër në mes të majit, foli në një ngjarje në Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, një festë publike në Sllovaki.
Fico, i cili u rikthye në kryeministër pasi fitoi zgjedhjet e shtatorit të kaluar, u qëllua për vdekje teksa përshëndeste mbështetësit në qytetin e Hadlova. Atij iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të gjatë dhe është duke u rikuperuar në shtëpi që nga fundi i majit.
????????????????????????????????????????????????????????????????????????Robert Fico: “If my health would allow it, I would go to Kiev and Moscow with Orbán”With English subtitles pic.twitter.com/WFaNi6Evou
— Prisoner16670 (@prisoner16670) July 5, 2024
Sulmuesi, një 71-vjeçar, u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasje dhe sulm terrorist. Hetimet për ngjarjen vijojnë ende, ndersa atentati “ndezi” skenën politike në vend./ZËRI
Burimi