Kryebashkiakja e Parisit do të lahet në Senë për të demonstruar se uji është i pastër

Kryebashkiakja e Parisit do të lahet në Senë për të demonstruar se uji është i pastër

Anne Hidalgo

FRANCË- Kryebashkiakja e Parisit është e bindur për përdorimin e Senës për Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Pavarësisht shqetësimeve në lidhje me nivelet e sigurisë së ujit të lumit, kryebashkiakja Anne Hidalgo ka premtuar se do të zhytet në ujë në mënyrë që të provojë se nuk ka asnjë rrezik për të notuar. 
Sipas mediave të huaja, noti në Seine është ndaluar kryesisht që nga viti 1923. Nga mesi i qershorit, lumi ka dështuar në testin e cilësisë së ujit. Është testuar për nivele të larta të baktereve fekale, duke përfshirë E. coli, gjë që e bën atë mjaft të pasigurt për not dhe kushdo që shkon në ujë mund të rrezikojë të marrë sëmundje.
Por kryetarja e Bashkisë ka investuar 1.4 miliardë euro, ose rreth 1.52 miliardë dollarë amerikanë, në një plan për pastrimin e lumit përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit, e cila është caktuar për më 26 korrik 2024. Zyra e saj për shtyp bëri me dije se rezultatet e fundit të analizave treguan se Sena kishte nivele të pranueshme të baktereve./ZËRI
 
Burimi