Krimi që tronditi Gjermaninë! Gruaja hedh foshnjën nga dritarja për shkak të karrierës
Katarina Jovanoviç
GJERMANI- Katarina Jovanoviç nga provinca gjermane e Baden-Württemberg u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg pasi hodhi nga dritarja vajzën e saj të porsalindur. Ajo e kreu krimin e tmerrshëm sepse kishte frikë se fëmija do i shkatërronte karrierën.
Katarina u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia në Gjykatën e Qarkut në Heilbronn dy ditë më parë. Në Gjykatë u zbulua se 10 muaj më parë, Katarina lindi fshehurazi në shtëpi, dhe më pas e hodhi fëmijën nga dritarja e banesës në asfalt nga një lartësi prej më shumë se tre metra e gjysmë.
Trupi i foshnjës me kafkë të thyer u gjet nga kalimtarë të tmerruar, të njoftuan menjëherë Policinë. Në fillim të gjykimit në muajin prill, Jovanoviç e pranoi krimin, por tregonte shkakun që e çoi drejt vendimit. Fillimishty, ajo pretendoi se as nuk e dinte se ishte shtatzënë, por prokuroria e akuzoi për vrasje dhe fshehje të qëllimshme të shtatzënisë. Më vonë, hetuesit zbuluan se Jovanoviç mendonte se fëmija do të shkatërronte karrierën e saj si menaxhere në departamentin ligjor të “Porsche”.
Dënimi i saj duhet të ishte më i rëndë sipas prokurorëve, por avokatët e Katarina Jovanoviç pretenduan se ishte një vrasje nga pakujdesia, duke shtuar se asaj i ra aksidentalisht foshnja nga duart sepse e lindi e vetme në shtëpi, pa e ditur as që ishte shtatzënë.
“Klientja ime as që e dinte se ishte shtatzënë. Kur papritmas mbante në krahë një foshnjë të gjakosur, ajo ishte në një situatë të jashtëzakonshme psikologjike,”- tha avokatja mbrojtëse Malta Hek.
Në fund, gjykata pranoi akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por e dënoi atë me shtatë vjet e gjysmë burg nga 3 që kërkoi mbrojtja./ZËRI
Burimi