Kremlini kërcënon drejtpërdrejt vendet evropiane që do të instalojnë raketa amerikane të lundrimit

Kremlini kërcënon drejtpërdrejt vendet evropiane që do të instalojnë raketa amerikane të lundrimit

Dmitry Peskov

Rusia ka mjetet për të parandaluar vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Evropë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një video të transmetuar sot nga televizioni shtetëror rus.
I pyetur nga gazetari Pavel Zarubin për mundësinë që SHBA të zhvillojë raketa hipersonike në Evropë, Peskov u përgjigj:
“Ne kemi mjete të mjaftueshme për t’i parandaluar këto raketa, por kryeqytetet e këtyre shteteve (evropiane) janë viktima të mundshme sulmesh”, tha ai./ZËRI
Burimi