Kostoja e shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe

Kostoja e shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe

Kostoja e shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe

Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Kriminelët shqiptarë janë rikthyer edhe njëherë në vëmendje të mediave britanike. “Telegraph” ka marrë edhe njëherë shembullin e Ronaldo Zanit, një tregtar droge shqiptar që u kthye fshehurazi në Britani, pavarësisht se u deportua të paktën dy herë. Aktualisht, ai është në burg. 

Sipas medias britanike, Ronaldo Zani u dëbua për herë të parë nga vendi ishullor në vitin 2019 pasi iu gjet kokainë. Ai u deportua por u kthye disa muaj më vonë duke u thënë klientëve të tij: Jam kthyer në punë!

Disa muaj më vonë u kap sërish me 4,250 paund cash, 24 gramë kokainë, tre telefona dhe një kartë identiteti greke. Kur u arrestua, pretendoi se shiste drogë për të shlyer një borxh prej 15,000 £ ndaj bandës së kontrabandës së njerëzve që e ktheu atë në Mbretërinë e Bashkuar. Si përfundim, u dënua me 3 vite burg dhe u deportua sërish. 

Megjithatë, në fillim të këtij muaji një oficer policie e njohu Zanin, i cili po ngiste një “Mercedes” në Bournemouth dhe i dha urdhër për të ndaluar. Në makinë gjeti 1,935 £ dhe 24,75 g kokainë, me vlerë rreth 1,500 £. Kështu, rrjedhimisht përfundoi sërish në pranga. Por nuk dihet sesi edhe kësaj here kishte arritur që të futej në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. 

Kështu, nisur nga rasti i Zanit, mediat shkruajnë se të burgosurit e huaj po i kushtojnë taksapaguesit më shumë se 1.3 milionë paund në ditë. Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë (MD) tregojnë se rreth 10,500 të burgosur të huaj mbahen në burgje në të gjithë Anglinë dhe Uells me një kosto prej më shumë se 50,000 £ në vit. Ata përbëjnë 12 për qind, ose 1/8 e të gjithë të burgosurve. Nga të huajt, shqiptarët kryesojnë me më shumë se 1200 të burgosur. Gjysma e këtyre të burgosurve janë dënuar; të tjerët mbahen në paraburgim sepse konsiderohen si shumë të rrezikshëm.

Lordi Timpson, sekretari i burgjeve tha: Nuk mund të jetë e drejtë që taksapaguesit britanikë të paguajnë faturën për burgosjen e kriminelëve të huaj që kanë sjellë mjerim në komunitetet tona. Në këtë Qeveri, largimet janë rritur me gati një të katërtën. Tani po marrim masa për të siguruar që kjo të bëhet më shpejt duke lehtësuar presionin mbi burgjet e mbipopulluara.

Robert Jenrick, sekretari i drejtësisë në hije, tha se të gjithë kriminelët e huaj në burgje duhet të deportohen – dhe nëse vendet e tyre të origjinës refuzojnë t’i marrin mbrapsht, Britania e Madhe duhet të ndalojë lëshimin e vizave për qytetarët e atyre vendeve. 

“Kjo është gjëja numër një që mund të bëjmë për të liruar kapacitetin e burgjeve. Dhe si do ta bëjmë këtë? Duke përdorur çdo levë të shtetit britanik për të ushtruar presion mbi vende të tjera që të marrin përsëri kriminelët e tyre. Nëse ata nuk i marrin mbrapsht kriminelët e tyre, ne nuk duhet t’i mbështesim ata.”/ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente