Kom. Hetimor në Shëndetësi/ Ndreca debat me audituesen e KLSH, ndërhyn Vokshi

Kom. Hetimor në Shëndetësi/ Ndreca debat me audituesen e KLSH, ndërhyn Vokshi

Komisioni Hetimor në Shëndetësi

TIRANË- Po zhvillohet me debate dhe tensione mbledhja e Komisonit Hetimor për koncensionin e “Sterilizimit” dhe “Check-up”. Nnëkryeatri i Komisonit, Plarent Ndreca është “përplasur” me audituesen e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në lidhje me auditin e kryer. Sipas auditueses, ajo ka hetuar buxhetin dhe jo kontratën. Në debat është përfshirë dhe kryetarja e Komisonit, Albana Vokshi.
Pjesë nga debati:
Plarent Ndreca: Kontrata ka fuqinë e ligjit, kështu që kjo tregon përse është paguar. Është konsideruar nga ju si dëm ekonomik rastet e paguara për shërbimet e pakryera? Likuidimi është bërë për një shërbim të pabërë, ligji për kontabilitetin e ka këtë. Sa kontrata koncesionare keni audituar?
Audituesja: Nuk kam hetuar kontratën, por buxhetin.
Albana Vokshi: Ajo sheh vetëm nëse është kryer analiza… po të jep përgjigje shumë korrekte
Plarent Ndreca: Si keni dalë në përfundimin që kontrata duhet rishikuar?
Audituesja: Nuk kam dalë në përfundime. Kontrata është dokument autorizues për të kaluar në veprim, ndërsa dokumenti financiar është justifikues, pra janë faturat.
Plarent Ndreca: Kontrata nuk është e mjaftueshme për ju për të detyruar institucionin për të bërë pagesat? Likuidimi është bërë në bazë të kontratës por nuk mund të bësh shpenzime për një shërbim të pakryer
Albana Vokshi-Plarent Ndrecës: Të mbrosh të pambrojtshmen vetëm ju mund ta bëni.
Plarent Ndreca: Thatë se është paguar TVSH, nuk duhet të ishte paguar..
Axhenda e sotme:
Thirrja e dëshmitarëve, auditues të KLSH, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.
1. Brunilda Zenelaj
2. Eduard Stafasani
3. Melina Kabo
4. Semiram Jakupi
5. Klarenc Xhaferraj
6. Bexhet Zeqiri/ZËRI
Burimi