
Kokainë nga Brazili, arrestohet i riu shqiptar në Athinë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Droga e sekuestruar
GREQI- Një 28-vjeçar nga Konispoli është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një aksioni që çoi në goditjen e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në pranga të policisë greke ka rënë Pajtim Kaleshi, ndërsa është shpallur në kërkim 28-vjeçari tjetër me inicialet A.S. Po ashtu, gjatë këtij operacioni ka rënë në pranga edhe një grek, Iosif Samha, 30 vjeç, pasi në dy valixhet e tij u gjetën 17.3 kilogramë kokainë.
Samba ka transportuar kokainën për llogari të A.S, dhe do t’i dorëzohej Kaleshit. Autoritetet greke kanë arrestuar menjëherë 28-vjeçarin, i cili ndodhej jashtë aeroportit të Athinës në momentin e aksionit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti i 28-vjeçarit, 3 celularë dhe 590 euro.
Dyshohet se lënda narkotike e ka origjinën nga Brazili, pasi Samha udhëtoi për atje disa ditë më parë. Ndërsa, për t’u kthyer në Athinë ndaloi fillimisht në Katar. Sipas planeve, droga do të shitej në Athinë nga Kaleshi./ZËRI