Kokainë dhe vajza! ‘Gintoneria’ u fundos nga klienti “pasanik’, shpenzoi mbi 640 mijë euro pa punuar asnjë ditë

Kokainë dhe vajza! ‘Gintoneria’ u fundos nga klienti “pasanik’, shpenzoi mbi 640 mijë euro pa punuar asnjë ditë

Kokainë dhe vajza! 'Gintoneria' u fundos nga klienti

Davide Lacerenza

ITALI– Jeta e luksit nuk ishte e panjohur për Davide Lacerenza-n! Ai e kishte shkuar emrin dhe mbiemrin e tij në “kofanon” e makinës së tij, një Ferrari 296 me vlerë mbi 300 mijë euro. Madje kishte raste që lante rrotat e makinës duke përdorur “Cristal” (shampanjë). 

Të ardhurat i kishte pasi së bashku me ishin e tij, Stefania Nobile, vajzën e Wanna Marchi-t, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut” janë vendosur në pranga pasi dyshohet se e kishin kthyer lokalin e tyre në një “fole” prostitucioni. Në “Gintoneria” nuk lejoheshin që të futeshin “të varfrit”. Por ishin të pasurit ata që i zbuluan. Sipas mediave italiane, hetimet kanë nisur pikërisht nga shumat e paguara nga S. S., djali i një familjeje të pasur nga zona perëndimore e Milanos, i cili kishte bërë transferta marramendëse duke paguar për ato që konsumonte në klubin e natës.

Kokainë dhe vajza! 'Gintoneria' u fundos nga klienti

Davide Lacerenza

Sipas Guardia di Finanza, ai nuk kishte punuar për asnjë ditë të vetme që nga viti 2008. Por në tre vjet, ai kishte paguar shumën e pabesueshme prej 641,187 euro në lokalin e vendosur në zemër të Milanos. Ndaj, më 5 dhjetor 2023, hetuesit vendosin ta thërrasin për ta pyetur rreth marrëdhënies së tij me Lacerenza.

“E takova Daviden në vitin 2020 kur shkova për herë të parë në klubin e tij. Në disa raste, mendoj tre ose katër herë ose ndoshta më shumë, ai vinte të më vizitonte në shtëpinë time në shoqërinë e vajzave, në disa raste ishin 5 vajza. Lacerenza mbante me vete lëndë narkotike. Droga është paguar nga unë, dua të theksoj se kam paguar për paketën që përfshinte verën, vajzat dhe drogën.  Më kujtohet gjithashtu që në një mbrëmje kam shpenzuar 50 mijë euro, ishte ditëlindja e të dashurës së Davides. Deri në tetë të mëngjesit kemi hapur shishe speciale dhe me këtë rast kemi përdorur edhe kokainë.”

Por nuk ishte i vetmi!

“Njerëzit nuk shfaqeshin rastësisht në Gintoneria, ata që shkojnë atje e dinë se çfarë do të gjejnë. Hyrja ruhet nga persona, puna e të cilëve është të bëjnë zgjedhje. Të shikojnë, nëse mendojnë se je budalla ose pa para, nuk të fusin por të thonë se vendi është plot,”-thotë Francesco, një avokat.

Kokainë dhe vajza! 'Gintoneria' u fundos nga klienti

Klubi

Brenda në lokal është gjithçka e zezë, duket si klub nate. Një koktej, aspak i mirë, kushton 50 euro.

Një klient tjetër flet për Lacerenza-n: Kam frikë se problemi i tij ishte kuptimi i masës që e tejkalonte. Kujtoj skenat e dhimbshme të vajzave të gjora gjysmë të zhveshura që notonin në shatërvanin e lokalit,”-tregon ai, ndërsa një nga vajzat që punonte për italianin shton: Ata na vlerësonin nga mosha. Nëse zgjidhesha, ofrova çmimin tim në këmbim të shërbimit seksual që klienti kërkonte.

Lacerenza, Stefania Nobile dhe Davide Ariganello, të gjithë në arrest shtëpiak, do të dalin në gjyq së shpejti, ndërkohë Guardia di Finanza u ka zbuluar një llogari në Lituani me 33 mijë euro që janë bllokuar, ndërsa 40 mijë të tjerë janë sekuestruar në llogari italiane. Të dy, kishin sjellë para për t’i pastruar edhe në Shqipëri. Shuma ishte marramendëse…gati 80 milionë euro. Në momentin kur u vendos në pranga, Lacerenza nuk u “soll mirë”, madje tha se kishte miq mes krerëve të Guardia di Finanza, por emrat që ai përmendi nuk ekzistonin. Por dhe shumë gabim nuk e kishte pasi një nga klientët VIP ishte një punonjës i këtij ekipi. Por si emri i tij, dhe i shumë të tjerëve ende nuk është zbuluar. Mediat italiane flasin për një kryebashkiak, “persona nga Dubai” dhe sipërmarrës të ndryshëm, por dosja duket se është sekrete dhe detaje të tjera nuk do të zbulohen. Por kishte edhe nga ata që bënin porosi “më të lira”, si ai i një klienti që paguante 750 euro për disa pije alkoolike dhe një shoqërues apo një tjetër që jepte 500 euro në mars të vitit të kaluar për dy vajza që i kërkoi t’i merrte me vete në shtëpi. Një burrë tjetër, megjithatë, ka paguar 35 mijë euro për katër dërgesa me punonjëse seksi dhe shampanjë për natën mes 9 dhe 10 prillit.

Sipas historisë së një klienti, Stefania Nobile ishte përgjegjëse për menaxhimin financiar dhe administrativ. Ndërsa Lacerenza ishte në krye të pjesës operative të mbrëmjeve dhe drogës. Për organizimin e këtyre mbrëmjeve u përdor edhe një vend tjetër pranë Gintoneria, i quajtur «La Malmaison», ku klientët takoheshin me prostitutat. Ai ishte një vend i pajisur me kamera ku klientët ishin në dijeni se po filmoheshin. Megjithatë, klientët dhe vajzat që ushtronin prostitucion në klub aktualisht nuk janë nën hetim./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente